Berisha: I kërkoj Komisionit Europian, të kushtëzojë çdo qindarkë të standardit europian, në prokurimet publike, në konçensione dhe në Partneritetin Publik Privat

0
129

NJOFTIM PËR SHTYP

Berisha: I kërkoj Komisionit Europian, të kushtëzojë çdo qindarkë të standardit europian, në prokurimet publike, në konçensione dhe në Partneritetin Publik Privat.

Shfrytëzoj këtë rast që t’i shpreh mirënjohjen e thellë, Komisionin Europian, dhënë shqiptarëve në rrugën e ndërtimit të demokracisë dhe ekonomisë së tregut.
Mirënjohja e thellë shkon për taksapaguesit e vendeve anëtare. Sigurisht që do ta miratojmë këtë marrëveshje me mirënjohja, por e ftoj Komisionin Europian, i kërkoj Komisionit, të kushtëzojë përfundimisht çdo qindarkë të tij derisa të jetë kjo qeveri me kushtet që vijojnë:
Së pari, të kushtëzojë disbursimin e ndihmave me detyrimin e Shqipërisë për të përdorur standartet europiane në prokurimet publike, në konçensione dhe në Partneritetin Publik Privat. Kjo është të kushtëzojë me ndalimin në Shqipëri të tenderave sekretë që janë rritur me 20 herë!
Të kushtëzojë me detyrimin e kësaj qeverie që vjedh nga mëngjesi deri në darkë, të përdorimit të manualit të BE në ndërtimet publike,sepse sot ç’po ndodh?!
Është e vërtetë që ju po jepni dhe po kontrolloni në njëfarë mënyre, implementimin e projekteve tuaja, por me projekte të tjera dhjetëra herë më të mëdha kjo qeveri po vjedh qytetarët shqiptarë.
Ndaj të marrin fund tenderat sekretë! Impononi, qeverisë shqiptarë të përdorë manualin e ndërtimit të BE-së, sepse Shqipëria është vendi me kostot më të mëdha në planet të ndërtimeve publike.

ZYRA E SHTYPIT DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here