Rama flet me tone lufte: Sulmi iranian ishte agresion i mirëfilltë ushtarak

0
125

Në bashkëbisedim me qytetarët dhe gazetarët këtë të shtunë, kryeministri Edi Rama u pyet për sulmet kibernetike dhe sigurinë që ka Shqipëria në këtë drejtim.

Ai foli për sulmin e hakerave të mbështetur nga Irani, duke theksuar se synohej shkatërrimi total i sistemit dhe zhdukja e të dhënave.

 

Rama u shpreh se sulmi nuk e ka arritur qëllimin e tij.

“Kemi sulme të vazhdueshme prej vitesh, por të një shkalle të ulët. Të gjitha këto sulme, të regjistruara nga institucioni që koordinon projektin e revolucionit digjital, kanë qenë sulme të pasuksesshme. Ky i fundit është një agresion i mirëfilltë luftarak në botën e internetit. Një agresion i egër që ka pasur një qëllim shumë të qartë: Zhdukjen përfundimtare të të dhënave, shkatërrim të të gjithë sistemit, duke lënë një tokë të djegur nga pas. Sulmi nuk e ka arritur qëllimin. Dëmet janë shumë më të lehta se shkalla e agresivitetit. Sistemet janë kthyer në punë”, u shpreh Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here