Andi Bushati: Na duhet destabilizim i regjimit si zgjidhje! Nuk shkohet te Rama si ‘cjapi te kasapi’

Analist Andi Bushati thotë se e vetmja mënyrë që të shkohet në zgjedhje të lira dhe të ndershme është destabilizimi i atij që ai e quan regjimi i Edi Ramës.

Në emisionin ‘Now’ në Euronews Albania, Bushati u shpreh se problemi kryesor nuk është gjendja e PD, por regjimi i instaluar që sipas tij në çdo rast do t’i blejë ose do t’i vjedhë zgjedhjet.

Jam i bindur sot se PD e Berishës nëse shkon me kandidatët më të mirë, me programin më të mirë do qajë si PD e Bashës, se do ua blejnë dhe vjedhin votat.

E kotë të ushqesh iluzion demokratik në një regjim që SPAK e përdor si do vetë, mediat i ka blerë. Merr programin më të mirë dhe përdore si letër higjienike, do i blejë Veliaj votat.

Puna është a jemi ne shqiptarët në gjendje të destabilizojmë një regjim para zgjedhjeve lokale. Basha e thoshte mirë që s’mund të shkohet me Edi Ramën në zgjedhje; është si shkosh te cjapi te kasapi.”-shtoi Bushati.

Andi Bushati: Na duhet destabilizim i regjimit si zgjidhje! Nuk shkohet te Rama si ‘cjapi te kasapi’

Vjosa Osmani flet për raportet me Ramën:

Andi Bushati: Na duhet destabilizim i regjimit si zgjidhje! Nuk shkohet te Rama si ‘cjapi te kasapi’

Boçi: Protesta në shumë forma kundër regjimit!

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko