Shtyhet gjyqi ndaj Salianjit, për herë të tretë nuk formohet trupa gjyqësore

0
136

Gjykata e Apelit nuk arrin sërish të formojë trupën gjyqësore për seancën kundër deputetit demokrat.

Në një njoftim të shpërndarë nga gjykata bëhet e ditur se gjyqi ndaj deputetit Ervin Salianji është shtyrë përsëri.

Në të gjitha seancat, i vetmi që nuk ka munguar ka qenë deputeti Salianji dhe mbrojtësi i tij.

NJOFTIMI ZYRTAR

Siç jeni vënë në dijeni, sot është planifikuar seanca gjyqësore e çështjes penale ndaj të pandehurve Ervin Salianji etj.

Ju komunikojmë se seanca e sotme nuk do të zhvillohet, për arsye se mbrojtësi i të pandehurit Jetmir Olldashi ka depozituar pranë sekretarisë së gjykatës kërkesë për shtyrje seance, bashkëlidhur raportin mjekësor për paaftësi të përkohshme në punë, si dhe trupi gjykues nuk mund të formohet për shkak të mungesës së një prej anëtarëve. Mbetet në vlerësimin tuaj pjesëmarrja në këtë seancë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here