“I vetmi shqetësim i Ramës janë oligarkët dhe kullat që po çajnë qiellin”, Meta: Vetë u dha leje, tani do ta kalojë me pasoja administrative

0
102

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po përpiqet të amnistojë ndërtuesit e kullave pa leje përmes procedurave administrative.

“Pas 10 vitesh bën sikur është i shqetësuar nga dhjetëra kate pa leje në gradaçelat që vetë u ka dhënë leje e u ka thënë të shtojnë kate pa leje e ndjek rrugën për ta kaluar këtë me pasoja të karakterit administrativ. Ndërkohë nëna 82 vjeç u ndalua e u burgos për një kotec pa leje.

Rama është një njeri që ka dalë përfundimisht nga çdo lloj realiteti e nuk përjeton më asnjë ndjenjë përgjegjësie që ka e është verbuar vetëm nga zerot e eurove”, u shpreh Meta në një intervistë për Shijak tv.

Shpresa më e madhe mësimi që duhet të kemi nxjerrë si qytetarë të këtij vendi që një popull që fle në demokraci zgjohet në diktaturë.

Diktatura ka trokitur në gjithë aspektet që nga rënia e shtetit ligjor, zgjedhjeve. Nuk e kishim menduar që fëmijët parashkollorë do të dilnin në grevë para Kryeministrisë se në mënyrë arbitrare u ndërpritet edukimi e kjo ndodh në institucione mjaft solide që kanë shkëlqyer, ku vajti siguria ligjore dhe juridike në këtë vend?

I vetmi shqetësim janë oligarkët, kullat që po çajnë qiellin, si të garantojnë e mbrojnë paratë e pista e si të garantojnë linjat e trafikut. Në këto vite Shqipëria është kthyer në bazë operacionale të krimit ndërkombëtar.”  tha Meta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here