Nesho: Metës nuk i është anuluar asnjë ftesë! Përpjekje e qeverisë për të ndarë opozitën, por e pamundur

0
103

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho, deklaroi në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv se është fake neës lajmi se kreut të PL, Ilir Meta, i është anuluar ftesa për në Kongresin e Partive Socialiste Europiane në Berlin. Nesho tha se është një përpjekje për të ndarë në vazhdimësi opozitën, por nuk u arrit ky qëllim.

“Duan ta provokojnë opozitën. Mendoj që faktet janë banale sepse vetë LSI, i ka ndërprerë marrëdhëniet dhe aderon në një grup tjetër të partive politike europiane për një kohë të gjatë.

Nuk është kërkuar ndonjë ftesë. Duket që është manipulim për të ndezur debatin në Shqipëri.”-tha Nesho.

Diplomati Agim Nesho u shpreh se Partia e Lirisë ka disa vite që s’është pjesë e këtij grupimi ndërsa shtoi se Partia e Lirisë është një parti e re që do zgjedhë bashkëpunimin dhe aleancat në bazë të disa kushteve.

“Jemi një parti demokratike kundër regjimeve autokratike, kleptoktratike siç janë zhvilluar në Ballkan, një nga kushtet kryesore që na ndan edhe me përfaqësimin e partive socialiste të cilët kanë bashkëpunuar me Ramën dhe kanë bërë një zv/president një njeri të korruptuar dhe të urryer në të gjitha skemat dhe vjedhjet e pronës publike në Shqipëri. Diversion për të ndarë opozitën, por opozita është e konsoliduar.”-tha Nesho.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here