Malltezi: SPAK ka frikë të hetojë Ramën, Agaçin, Ahmetajn e Veliajn! Bllakon e liruan që mos të flasë

0
139

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Jamarbër Malltezi, i ftuar në edicionin e pasdites me Eneida Ndocin në Syri Tv, komentoi lirimin e Alqi Bllakos nga qelia. Malltezi tha se SPAK nuk po heton, ka frikë të hetojë dhe të japë përgjigjet e duhura që do publiku për aferën korruptive të inceneratorëve.

“Tentoi të bëntë koka turku zotin Koka dhe Bllakon. Për fat të keq akuza për Bllakon me të cilin u arrestuan një dyzinë zyrtarësh të Ministrisë së Mjedisit, është një akuzë për zërin kadastral të tokës.

Nuk është hetim për inceneratorët. Të kemi kujdes, s’mund të na hedhin hi syve. SPAK s’mund të bëjë lojën e Ramës, drejtësi me regji. SPAK të hetojë aferën e inceneratorëve 430 mln euro.”-tha Malltezi.

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, tha se vepra penale për inceneratorët është shumë e rëndë ndërsa shtoi se çdo shkelje ligjore është bërë me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

“Kush kishte këllqe të urdhëronte të injorohej plani i veprimit për mbetjet? Ishin hartuar me financim miliona euro të BE. Ka pasur një vullnet të madh politik. Pse u firmosën kontratat të gjitha nga Ministria e Mjedisit.

 

Tagrin e ka pushteti vendor, shkelje pas shkelje me urdhër dhe jo pa dashje. Rama ka bërë një falsifikim sikur ka bërë 9 procedura brenda një dite.

 

Secila procedurë do mbi 16 firma për 9 procedura brenda 1 dite. Nuk bëhen dot. Secila kërkon kohë dhe përgjigje me shkrim. Nëse s’do ishte roli direkt Ramës, nuk do bëheshin.

 

SPAK ka frikë të hetojë Ramën, Agaçin, Ahmetajn e Veliajn. Alqi Bllako ishte një instrument. E liruan që të mbajë gojën mbyllur. Nuk e kanë marrë në pyetje.”-tha Malltezi.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here