“Dështim kombëtar”/ Edita Tahiri: Rama në Strasburg nuk përmendi fare gjenocidin serb në luftën e Kosovës

0
236

Politikania e njohur nga Kosova, ish-krynegociatorja e bisedimeve me Serbinë, Edita Tahiri është shprehur se Edi Rama dështoi në Asamblenë e Këshillit të Europës.

Tahiri u shpreh në ‘Task Force’ në Syri TV, se Edi Rama ka bërë një padrejtësi ndaj shqiptarëve të Kosovës, pasi në fjalimin e tij të gjatë prej 1 ore nuk ka përmendur në asnjë moment gjenocidin e serbëve në Kosovë.

Duke diskutuar me moderatoren e ‘Task Force’, Sonila Meço, Tahiri ka këshilluar Ramën, që nëse nuk ka informacion le të lexojë librin e një shkencëtareje të njohur, e cila ka shkruar gjatë për gjenocidin serb në Kosovë.

‘Ishte një përpjekje pozitive për të mbrojtur luftën e Kosovës, përderisa disa prej drejtuesve të saj janë në gjykatën e Hagës, mirëpo  ana që bëri të dështoi Ramën, që nuk ishte për çudi, e para ai nuk përmendi fare gjenocidin serb ndaj shqiptarëve në luftën e Kosovës.

Bëri një dështim kombëtar që nuk është hera e parë.

Bëri shumë kujdes që të mos hidhërojë Vuçiçin dhe Serbinë, madje e përdori atë forum për të kërkuar ndihmë për Serbinë, me qëllim që të mos i bëhet presion Serbisë që ti kthejë shpinën Rusisë.

Ne të gjithë e dimë që pikërisht lidhja e Serbisë me Rusinë është një faktor i madh destruktiv për Ballkanin dhe gjendjen e tensionuar.

Si përfundim, e para kam një porosi për Edi Ramën; është një shkencëtare e njohur, Samanta Pauer, ka bërë libër për gjenocidet e shekullit të 20. Një prej kapitujve të atij libri është gjenocidi i serbëve në Kosovë. Pra nëse vërtetë Rama i ka këto mangësi, apo ruhet, të paktën të përdorë burime shkencore siç është ky libër.

Këtu është diçka më e thellë këtu, jo mbështeti ndryshimin e kufijve të Kosovës, por e mbyllën se patëm shumë mbështetje. Dështoi Rama.

Ky vazhdim është në rrugën e gabuar.

E dyta. Nëse ai shkoi atje për të mbrojtur drejtësinë, që është në anën tonë, në anën e atyre që padrejtësisht po mbahen atje, u pa që edhe vetë Dick Marty u distancua nga raporti i vet. Pra tani, Rama të mos bëjë padrejtësi ndaj shqiptarëve të Kosovës. Padrejtësi është mospërmendja e gjenocidit serb ndaj Kosovës. Ky ishte një dështim i madh, i pritur, por nuk e kam pritur në një situatë e cila e gjitha të përdorej në mbrojtje të liderëve të UÇK-së, që ndodhen në Hagë’, u shpreh Edita Tahiri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here