Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e ka cilësuar hakmarrje të qeverisë ndaj ish presidentit Ilir Meta ndryshimet në ligjin për hapjen e dosjeve.
Berisha u ndal tek vota e deputetëve që ndjekin Enkelejd ALibeajn, duke theksuar se ata gabuan duke moslexuar përmbajtjen e këtij ligji.
Sipas Berishës, kjo është një manovër e Ramës për të mosnxjerr nga jeta politike të ish-perekutorëve dhe ish-sigurimasave.
Lideri i opozitës Sali Berisha e ka cilësuar një hakmarrje të qeverisë socialiste ndaj ish presidentit Ilir Meta miratimin e ligjit Për të drejtën e Informimit për dokumentat e ish – sigurimit të shtetit. Në konferncën me gazetarët, Berisha deklaroi se Partia Demokratike është për ligjin e Lustracionit të dorëzuar në Kuvend, dhe jo për manovrat të cilat përdor Edi Rama për të anashkaluar largimin nga jeta politike dhe institucioneve publike të atyre që i kanë shërbyer ish-Sigurimit të Shtetit.