Bashkia e Tiranës dyfishon të ardhurat nga betonizimi, taksa e infrastrukturës mbushi arkën me 5 mld lekë

0
188

Ndërtimet e reja përmes taksës së ndikimit të infrastruturës në 6 mujorin e parë 2022 kanë dyfishuar të ardhurat në buxhetin vendor duke shënuar rritje me 2.1 mld lekë krahasuar me një vit më parë. Vetëm bashkia e Tiranës arkëtoi 5 mld lekë, 60 bashkitë e tjera 1.4 mld lekë në total.

Ndërtimet e reja, janë kontribuesit më të mirë të buxheteve vendore. Gjysma e parë e këtij viti, mund të konsiderohet si një burim i mirë i të ardhurave në sajë të taksës së ndërtimit të infrastrukturës.

Të ardhurat nga taksat e ndikimit të infrastrukturës përfaqësuan rreth 57% ndaj totalit të të ardhurave nga taksat vendore, ndërsa rreth 34% të totalit të ardhura buxhetet vendore i kanë siguruar nga burime të tjera.

Kontributi është rritur me rreth 6.4 miliard lekë në 61 bashkië. Krahasuar me periudhën paralele të vitit të kaluar janë arketuar rreth 2.1 miliardë lekë më shumë.

Në vetëm 6 muajt e parë të 2022, sipas raportit të financave vendore bashkia e Tiranës arkëtoi nga taksa e Ndikimit të Infrastrukturës rreth 5 miliard lekë.

Nga ky raport konstatohet se 79% e të ardhurave, që i përkasin bashkise se Tiranës, sigurohen nga Taksa e Ndërtimit të Infrastrukturës (TNI)

Ndersa 60 bashkitë e tjera në vend arkëtuan rreth 1.4 miliardë lekë nga kjo taksë duke shënuar një rritje me 50% në terma vjetorë.

Ndërtimet e reja kanë ndikuar dhe në buxhetin e bashkisë Durrës, ku vjelja e të ardhurave nga Taksa e Ndërtimit të Infrastrukturës është zgjeruar nga 59.8 milionë në rreth 151 milionë lekë në gjashtëmujorin e parë të ktij viti.

Po ashtu, të ardhurat e bashkisë Vlorë nga Taksa e Ndërtimit të Infrastrukturës kanë shënuar rritje nga 105 mln lekë në rreth 244 mln lekë në 6 mujorin e parë.

Trend rënës kanë shënuar bashkitë Berat, Gjirokastër, Dimal, Tropojë, Elbasan, Lezhë apo Roskovec.

Lejet e ndërtimit janë në krahun rritës, ku në 6 muajt e parë janë dhënë rreth 736 leje ndërtimi në vend, duke shënuar rritje me 138 leje më shumë krahasuar me një vit më parë.

Referuar të dhënave të raportit të financave vendore, kryeqyteti është i përqëndruar në ndërtimet masive ku janë dhënë 123 leje, e pasuar me qytetin e Durrësit me 108 leje ndërtimi të ekzekutuara.

Shijaku me 62 leje, Korça 53 leje ndërtimi.

Ndonëse kryeqyteti ka burime më shumë të ardhurash se qytetet e tjera, është bashkia që gjithashtu kryeson me borxhin më të lartë me një vlerë prej 6.9 mln lekësh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here