Vdekja e Lear Kurtit, Shehu: Shteti i kthen mjekët në ‘tabelë qitjeje’ për të fshehur përgjegjësitë e tij

0
109

Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka reaguar së fundmi në lidhje me përpjekjen e qeverisë për të intimiduar mjekët edhe në rastin e Lear Kurti.

 

Shehu shprehet se ka ngelur mjaft i surpziuar nga lajmi mbi nisjen e hetimeve ndaj mjekëve të Traumës, në vend që ata të përgëzohen për përpjekjet për ta kthyer në jetë Learin.

Deputeti i cilëson mjekët si një ‘tabelë qitjeje’ nga ata që kërkojnë të fshehin te vërtetën e problemeve.

POSTIMI

Nje shtet qe di te inkriminoje vetem mjeket-per te fshehur pergjegjesite e tij!

Cuditerisht lexoj se kane filluar hetimet ndaj mjekeve te traumes!!

Akuzohen se i paskan vendosur nje serum te ndjerit Kurti, ndersa kane deklaruar arritjen e tij ne spital pa jete!!

Akuze e pretendim me cinik e idiot se ky nuk mund te kete.

Mjeket, edhe kur nje i semure arrin pa shenja evidente jete, por te pa qarte per kohen e ndalimit te funksioneve jetesore, bejne te gjitha perpjekjet per ta rikthyer ne jete fatkeqin.

Dhe veprimi i pare eshte vendosja e nje perfuzioni venoz, qe mund te shoqerohet me te tjera veprime sic eshte intubimi, masazhi kardiak, goditja elektrike etj, ne vartesi te gjendjes e ecurise.

Desheroj tu them atyre, qe ngrene te tilla akuze, se shpesh eshte shume e veshtire, te marresh vendimin perfundimtar te heqjes dore nga pacienti.

Mjeket duhen pergezuar per perpjekjet, qe bejne per te rikthyer ne jete dike.

Por ne Shqiperi sic duket kjo nuk ndodh.

Se mjeket jane kthyer tek ne “tabele qitje” nga keq dashesit, injorantet dhe ata, qe kerkojne te fshehin keshtu te verteten e problemeve.

Mjeket nxiren me pranga e forca speciale nga salla e operacionit edhe pa lejuar te veshin rrobat e tyre, mbahen ne qeli kur mund te gjykohen te lire, ofendohen, intimidohen.

Duke krijuar keshtu nje psikoze urrejtje ndaj tyre, sikur ata jane shkaku i te gjithe te keqijave, edhe jashte sistemit shendetesor kjo.
Ndersa ata per misionin e tyre te veshtire qe realizojne, ne nje sistem shendetesor te shkaterruar, duhen konsideruar nder profesionistet me te nderuar e te respektuar te shoqerise.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here