Gjurmët/ Si u arrestuan vëllezërit Miri për vrasjen e Indrit Ndojit

0
130

Ishin provat e lëna në vendin e ngjarjes dhe objektet e gjetura në banesën e tyre pas kontrollit të Policisë, që çuan në arrestimin e dy vëllezërve Sajmir dhe Landi Miri, si autorë të vrasjes së Indrit Ndojit në Fushë-Krujë disa ditë më parë. Burime pranë grupit hetimor thanë se në vendin ku u gjet trupi i pajetë janë konstatuar gjurmë të vëllezërve.

Por teksa policia thotë zyrtarisht se ka provuar ligjërisht nëpërmjet të dhënave të marra nga provat, implikimin e dy vëllezërve Miri, ata kanë mohuar para grupit të hetimit se janë autorë të ngjarjes së rëndë.

34-vjeçari Indrit Ndoji u qëllua disa herë me një kaçavidë në këmbë. Për shkak të gjakderdhjes humbi jetën.

Sipas Policisë, ngjarja erdhi pas një sherri për motive banale. Sherri vijoi me konflikt fizik me viktimës dhe autorëve, shumë pranë banesës së prindërve të Ndojit.

Gjatë konfliktit ky i fundit u qëllua me kaçavidë dhe është gjetur vetem në mëngjes nga banorët e fshatit. 34-vjeçari duhet të ishte në banesë pasi ishte me masë sigurimi “Arrest shtëpie”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here