Nga Pastori Akil Pano
Për ju miq që sot blini kunguj dhe u hapni sy e dhëmbë. Për ju që sot vendosni të argëtoni fëmijët tuaj të vegjël me skelete, merimanga, shtriga e shtriganë. Për ju që huazoni “festa” që s’janë tuajat, s’i njihni e kuptoni pa ditur se çfarë qëndron prapa tyre. Kujdes!!!
Halloween është një festë satanike. Themeluesi i kishës së Satanit, Anton LaVey shkruan:
“Jam i gëzuar që prindër të Krishterë lejojnë fëmijët e tyre të adhurojnë djallin të paktën një mbrëmje në vit.”
2700 vite më parë Isaia shkroi:
“Mjerë ata që e quajnë të mirë të keqen dhe të keqe të mirën, që ndërrojnë terrin në dritë dhe dritën në terr, që ndërrojnë hidhësirën në ëmbëlsi dhe ëmbëlsinë në hidhësi!”
Bibla (Isaia 5:20)