Ish-këshilltari i Metës, Shemsi Prençi kandidon për Kamzën në primaret e PD-së

0
164

Shemsi Prençi, ish-këshilltari i presidentit Ilir Meta dhe me një karrierë të gjatë në policinë e shtetit, ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për bashkinë e Kamzës, gjatë primareve të Partisë Demokratike, në kuadër të zgjedhjeve vendore të 14 majit.

“Këtë iniciativë dhe guxim personal e mbështes në kontributin që kam dhënë për Partinë Demokratike të Shqipërisë për 23 vite si anëtar i thjeshtë i saj, si  anëtar i Këshillit Kombëtar të PDSH në vitet 2000-2005 si dhe kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare të vitit 2005 në zonën e Paskuqanit”, thotë Prençi ndër të tjerat në postimin e tij në Facebook.

Prençi u emërua Këshilltar i Presidentit të Republikës së Shqipërisë në muajin Dhjetor 2019, ndërkohë që më parë kishte postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Emergjencave Civile.

Drejtor policie në qarqe si Korça, Elbasani, Berati dhe Fieri, Prençi ka qenë edhe drejtor i Forcave Speciale dhe Ndërhyrjes së Shpejtë.

STATUSI

Të nderuar miq e dashamirës, dëshiroj të ndaj me ju iniciativën time për të marrë pjesë në procesin e primareve brenda Partisë Demokratike si kandidat për kryetar bashkie në zgjedhjet vendore të datës 14 Maj 2023 për Bashkinë Kamëz.

Garantoj antarësinë e PD dega Kamëz, Kryesinë e Partisë Demokratike Kamëz dhe PDSH-në se këtë iniciativë dhe guxim personal e mbështes në kontributin që kam dhënë për Partinë Demokratike të Shqipërisë për 23 vite si anëtar i thjeshtë i saj, si anëtar i Këshillit Kombëtar të PDSH në vitet 2000-2005 si dhe kandidat për deputet në zgjdehjet parlamentare të vitit 2005 në zonën e Paskuqanit.

Gjithashtu, këtë iniciativë e mbështes në eksperiencën time si drejtues i disa fushatave elektorale në zgjedhjet për pushtetin vendor të vitit 2000, zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2001, zgjedhjet e pjeshme të vitit 2002 në Bulqizë, zgjedhjet për pushtetin vendor në vitin 2003, zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2005.

I siguroj antarësisë së PD, miqve dhe dashamirësve, vizion, eksperiencë në menaxhim, profesionalizëm, ndershmëri dhe përkushtim për ti shërbyer komunitetit të Bashkisë Kamzë.

Eksperienca ime e punës në të gjithë Shqipërinë, në detyra shumë të vështira më ka kultivuar aftësitë e komunikimit me të gjitha shtresat e komuniteteve në të gjitha zonat e Shqipërisë e sidomos me shtresat në nevojë. Kjo do të më shërbejë si motivim për ti shërbyer komunitetit të bashkisë Kamëz, i cili është komunitet hetoregjen dhe një pjesë e madhe e tij ndodhet në varfëri, që të ndikoj në përmirësimin e jetës së këtij komuniteti.

I përkushtuar për ti shërbyer Kamzës njësoj si familjes time.

Sinqerisht, Shemsi Prençi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here