Trafikonin drogë me makina të modifikuara në Spanjë, shkatërrohet banda e drejtuar nga shqiptari

0
167

Autoritetet spanjolle kanë shkatërruar një bandë të trafikimit të lëndëve narkotike që drejtohej nga një shqiptar.

Grupi kriminal transportonte lëndë narkotike nga Madridi me makina të modifikuara për të fshehur lëndën narkotike.

Autoritetet sekuestruan 13 kilogramë heroinë, si dhe gjashtë makina. Njëmbëdhjetë të dyshuar janë arrestuar, në atë që është tashmë operacioni më i madh kundër drogës në A Coruña këtë vit.

Hetimi nisi në fillim të vitit, kur agjentët gjetën një individ që shiste sasi të konsiderueshme heroine.

Në korrik ata ndaluan një makinë, por ndarja drogës ishte aq e fshehur sa u detyrua të drejtohej në Shërbimin e Mbikëqyrjes Doganore, e cila ka aparate me rreze X, për të lokalizuar dhjetë kilogramët heroinë që kishte brenda.

Gjatë operacionit, autoritetet arritën të zbulonin dhjetë automjete në të cilën fshehej droga nga banda që drejtohej nga shqiptari që i ishte ndaluar hyerja në BE, por pretendonte të ishte ekspert gjyqësor, shkruajnë mediet spanjolle.

Të dhënat

Policia iu dha goditja finale me tetë kontrolle, duke përfshirë një në rrugën Santo Tomás, në Monte Alto, ku ata arrestuan një grua të moshuar që shpërndante e drogë.

Përveç heroinës, autoritetet konfiskuan një kilogram hashash, gjysmë kilogram marihuanë, 57 mijë euro para cash, 900 dollarë, peshore dhe mjete për trajtimin e drogës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here