Kreu i PD në Kukës: Sot, dita e protestës kundër padrejtësive, kundër përbuzjes, papunësisë!

0
138

Protestuesit nga qarku i Kukësit janë nisur paraditen e sotme me autobusë dhe mjete private për t’iu bashkuar protestës së thirrur nga kryetari i PD-së, Sali Berisha, në Tiranë, përpara godinës së qeverisë.

Kryetari i PD-së në Kukës, Admir Sinamati, para nisjes së protestuesve tha se sot është dita e qytetarëve të lirë të Kukësit dhe mbarë Shqipërisë: “Sot është dita e qytetarëve të lirë të Kukësit dhe mbarë Shqipërisë. Dita e protestës kundër padrejtësive, kundër përbuzjes, papunësisë! Ora e mllefit ndaj dyshes Rama-Vuçiç po vjen. Uragani i protestës kombëtare fillon me Kukësin blu. Qindra qytetarë kuksianë po i bashkohen thirrjes së Sjqipërisë për t’i dalë zot fateve të vendit”,

Protestuesit u shprehën se kanë shumë arsye për të protestuar dhe më kryesorja prej tyre, shpopullimi i Kukësit dhe i gjithë Shqipërisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here