Deputetët e PD-së, Belind Këliçi dhe Tomorr Alizoti, kanë qënë ndër të parët që kanë shkuar sot në sheshin përpara kryeministrisë ku qytetarët shqiptarë do të shprehin revoltën e tyre kundër keqqeverisjes së vendit, varfërisë dhe korrupsionit që ka arritur nivelet më të larta.
Këlliçi publikoi një foto prej nga duken në sfond, dyert e Kryeministrisë të blinduara.
Bashkë me Tom Alizotin ju bëjmë thirrje të dilni në protestë! – shkruan ai në Fb. – Secili prej jush ka arsyet e veta për të protestuar. Prandaj bëhuni dy, tre, një familje, një grup shoqëror, një kolektiv pune, dhe zbrisni në shesh për të kërkuar të drejtën tuaj. Bëhuni zë për veten dhe vendin tuaj!” është mesazhi që i ka drejtuar ai çdo qytetari.