Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar lidhur me protestën e opozitës.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Balla shkruan se “Çdo ditë e më e tërbuar, prej sonte edhe më e dëshpëruar!”.
Reagimi i Taulant Ballës:
Aleanca e Rublave është përditë e më e lexueshme, çdo ditë e më e tërbuar, prej sonte edhe më e dëshpëruar! Rublat vazhdojnë të financojnë aleancën, njëlloj si në 2011 kur dhanë votën kundër Kosovës, e vetë Shqipërisë dhe PRO Rezolutës famëkeqe të shkruar në Kremlin, që lemerisi botën me gjoja trajtime çnjerëzore dhe trafiqe organesh nga UÇK! Opozita e rublave është e zhytur thellë në thesin e parave ruse. Porosia për sot nga Moska ishte që të mos kishte asnjë fjalë apo zë kundër agresionit rus në Ukrahinë. Dhe bedelat e Putinit në Tiranë e zbatuan. Turp!