Lisandër Hoxha: Një përgjigje mbi protestën

0
114

Nga Lisandër Hoxha, anëtar i Këshillit Kombëtar.

Një përgjigje mbi protestën.

Protesta ishte një mesazh force nga opozita për qeverinë.
Protesta tregoi se legjitimiteti politik i Ramës kontestohet në masë nga populli

? Protesta shënon fillimin e një përballjeje në shumë fronte mes qeverisë dhe popullit

? Protesta arriti të thyej mitin e një qeverie të patrazuar në arrogancën e saj nga populli, opozita, etj.

? Të gjithë partnerët ndërkombëtarë e kanë kuptuar se në Shqipëri ka një problem me korrupsionin, drejtësine dhe stabilitetin politik të shkaktuar nga Qeveria Rama

? Opozita është një ofertë politike serioze në Shqipëri, e cila mobilizon shoqërinë dhe kërkon zgjidhje demokratike për krizën e shkaktuar nga Edi Rama.

? Edi Rama mori një paralajmërim publik që lidhet me votën e lirë, me të cilin populli dhe opozita nuk bën kompromis.

Për ata miq, që mendojnë se ne duhej të merrnim dinamit me vete për të shpërthyer godinën e Kryeministrisë, kam vetëm një përgjigje: Jo!

Ajo godinë nuk është një kala mesjetare, të cilën nëse e pushton arrin të ndryshosh mbretin.

Në fakt, ne si vend i NATO kemi detyrimin  të mbrojmë vlerat e demokracisë.

Grushti i shtetit nuk është zgjidhje për Shqipërinë. Ne duhet të ndjekim politikën  kushtëzuese ndaj Qeverisë Rama në javët në vazhdim dhe jo t’i fryjmë destabilizimit, i cili mund të jetë i rrezikshem dhe i dëmshëm për Shqipërinë.

Populli opozitar i ka numrat dhe aftësinë për çdo lloj përballje me Edi Ramën, por zgjidhja vjen përmes një rrugë politike dhe jo konfliktit civil.

Ne i ftuam qytetarët në një përballje demokratike dhe kemi shumë besim se do të kemi rezultat në këtë rrugëtim.

Ata që besuan se për 24 orë do të rrëzohej qeveria dhe në Shqipëri do të dominonte kaosi duhet t’u themi: nuk ishte ky qëllimi ynë.

Qeveria Rama do të rrëzohet me të gjitha mjetet demokratike dhe kjo do të ndodhë në javët në vazhdim nëse opozita dhe populli do të tregojnë konsistencë në aksionet ardhshme, të cilat janë planifikuar si një zinxhir ngjarjesh.

Duhet të tregojmë durim dhe të kemi besim te Partia Demokratike, e cila ka nisur një rrugë të re në raport me qeverinë.

Rilindja, e cila u shndërruar për 9 vite në nj pushtet autokratik, nuk mund të çmontohet për 24 ore, por kërkon mobilizim dhe strategji veprimi të mirëmenduar.

Thirrja ime është të bëhemi gati për një qëndresë, e cila do të zgjasë dhe do t’i imponohet Qeverisë Rama deri në tërheqje çdo ditë e më shumë nga pozicioni i saj.

Të tregojmë durim dhe t’i japim besim opozitës dhe aksioneve të saj në çdo cep të Shqipërisë, të cilat do të kenë peshën e duhur në vendimmarrjet e ardhshme.

Të bëhemi gati të mbrojmë çka ndërtuam së bashku në protestën madhështore të 12 Nentorit.

Edi Rama e ka të qartë se nuk shanse përballë një opozite të vërtetë.

Populli e vërtetoi forcën që ka dhe panikun qe shkaktoi me prezencën e madhe në shesh, aq sa detyroi Bashkinë Tiranë të fikë dritat për të mos u parë mbështetja e madhe qytetare ndaj opozitës.

Edi Rama mund të paguaj shkrime pafund kundër protestës.

Ai mund të harxhojë miliona për filtra në kamerat e droneve të mediave PPP për të zvogëluar impaktin  pjesëmarrjes qytetare në shesh.

Por, ai kurrë nuk i shpëton dot fatit të tij,  të cilin tashme nuk e shmang dot.

Qeveria Rama do të rrëzohet falë qytetarëve, të cilët tashme nuk e njohin më për Kryeministër legjitim të Republikës së Shqipërisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here