Pse Luçiano Boçi i jep tjetër dimension zgjedhjeve lokale

0
148

Endri XHAFO

Luçiano Boçi është një nga deputetët më të spikatur të Parlamentit. Është dikush që edhe kundërshtarët e respektojnë për qytetarinë e tij. Por është edhe dikush që brenda edukatës ndryn edhe nervin politik dhe oratorinë parlamentare. Pedagog me profesion, ai ka qenë gjithmonë i respektuar edhe nga studentët e tij. Shkurt, është dikush për të cilin nuk flet dot keq as si njeri, as si politikan.

Rreshtimi i tij përkrah “Foltores” dhe Berishës gati një vit më parë, e shndërroi atë në një figurë politike të kërkuar nga televizionet, në një kohë që numri i deputetëve “mediatikë” anonte nga mbështetësit e Bashës.

Ky vizibilitet mediatik e shndërroi brenda një kohe të shkurtër në një figurë politike kombëtare, përtej thjesht njohësve dhe mbështetësve të PD-së. Pozicioni i tij si nënkryetar grupi (qysh në kohë të Bashës) dhe nënkryetar i PD-së pas “Rithemelimit”, e bëjnë atë sot një bashkëpunëtor të vyer të Berishës.

Ndaj njoftimi se numri 2 i partisë, do të marrë pjesë në “primaret” e Elbasanit, mund të ngjajë në vështrim të parë se dobëson pikërisht Berishën. Por e kundërta është e vërtetë!
Nëse nënkryetari i Partisë dhe i grupit parlamentar vendos të lërë mandatin e deputetit për të drejtuar një bashki, mesazhi që ai dhe partia përçojnë është se PD e ka marrë shumë seriozisht këtë garë. Emrat që kanë dalë deri tani për bashkitë e tjera, sado të rëndësishëm të jenë, nuk kanë aq shumë për të humbur nga zgjedhjet lokale sa Luçiano Boçi.

Vërtet Belind Këlliçi mund të lërë mandatin e deputetit nëse fiton kandidimin për Tiranën, vërtet Igli Cara është një kandidaturë potencialisht fituese në Durrës, por për shkak të pozicionit aktual në parti, asnjëri prej tyre nuk mund të krahasohet me Luçianon Boçin.

Pse? Sepse nëse Luçiano Boçi humb përballë kandidatit socialist, humbja do të ketë jo vetëm karakter vetjak, por do të “njollosë” në radhë të parë partinë, vetë Berishën dhe gjithë betejën e deritanishme të “Rithemelimit” përballë socialistëve, por edhe përballë fraksionit të PD-së. Ndaj beteja për Elbsanin, në mos qoftë për jetë a vdekje, është absolutisht më interesantja deri tani.

Luçiano Boçi i ka mbaruar “primaret” e veta. Në zgjedhjet e fundit parlamentare ishte kandidati më i votuar i opozitës në Elbasan dhe i vetmi kandidat i opozitës që theu herësin (11076 vota), me rreth 2.8 herë më shumë vota se sekretari i atëhershëm i përgjithshëm Gazment Bardhi (3999), me gati dyfishin e votave të Lefter Gështenjës (5023) dhe shumë më tepër se i dyti më i votuar në Elbasan, Dash Sula (7533). Ndaj nëse grupi i Alibeajt vendos të garojë me dikë tjetër në Elbasan, – edhe nëse gjen dikë që të ketë popullaritetin dhe staturën e Luçiano Boçit, – tani që emri i tij doli, çdo emër tjetër më pas do të ishte thjesht vetëvrasje politike për opozitën. Nëse opozita e tëra pa përjashtim rreshtohet përkrah Boçit, Elbasani ka shanse reale të vishet i gjithi blu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here