Nënkryetari dhe deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi pasi ka prezantuar kandidaturën për primaret e Bashkisë Elbasan, ka reaguar me një status në rrjetet sociale ku rreshton dhe arsye se përse hyri në këto zgjedhje.
Boci është shprehur se ky kandidim është një borxh që ai u ka qytetarëve të Elbasanit ku u zotua që bashkinë do tu’a kthejë në shërbimin e tyre.
Postimi i Boçit:
Mirënjohje për qytetarët dhe demokratët e Elbasanit që më kanë mbështetur në çdo angazhim timin në politikë!
Pa asnjë hezitim i jam përgjigjur kërkesës imponuese të tyre për të garuar dhe për t’i kthyer atyre Bashkinë e Elbasanit!
Sepse këtij qyteti i kam borxh gjithçka:
I kam borxh suksesin
I kam borxh mbështetjen
I kam borxh kohën
Përkushtimin, arritjet.
I kam borxh rinisë së tij që sot e sheh atë si vend të mallkuar.
I kam borxh femijëve të tij për kopshte e shkolla cilësore.
I kam borxh moshes aktive që nuk gjejnë dot vendin e punës
I kam borxh prindërve tanë për nje perkujdesje të merituar.
I kam borxh biznesit, fermereve, sportistëve artistëve, të gjithëve.
Dhe dua ti shlyej këto borxhe.
Ti shlyej duke punuar bashke me durim:
Që qytetin t’ia kthejmë njerëzve!
Që Elbasanit t’i kthejmë shkëlqimin e dikurshëm!
Që Elbasanit ti kthejmë lavdinë e arsimit!
Që Elbasanit ti kthejme muzikën e festave, ngjyrat e jetës e luleve të dikurshme!
Që Elbasanit ti kthejme gëzimin e harenë e të jetuarit.
Prandaj ky kandidim i imi nuk është sakrificë e dorëzimit të një mandati që nuk është i imi por i votuesve.
Ky kandidim i imi është përgjegjësi për t’u bashkuar të gjithë brenda PD.
Përgjegjësi për t’u bashkuar të gjithë si qytetarë e banorë të Elbasanit, të djathtë, gri e të majtë, për të ndërtuar dhe sjellë së bashku në Elbasan një shpresë të re, një besim të ri, pse jo një Bashki të re që nuk eshtë më e kryetarit dhe e drejtorëve, por e qytetarëve të saj!