Berisha për primaret: Deri tani janë mbi 200 aplikantë me CV suksesi

0
149

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se primaret treguan diferencën nga zgjedhjet e kaluara, ku sipas tij, vendosi mafia për kandidatët.

Në mbledhjen e Kryesisë, Berisha u shpreh se “deri tani janë mbi 200 persona që kanë aplikuar për të për të kandiduar për kryetar për qytetar të parë të bashkive tona”, duke shtuar se ata janë individë me histori sukesi.

Sali Berisha: “Deri tani janë mbi 200 personalitete politike  të shoqërisë civile që kanë aplikuar për të kandiduar për kryetar për qytetar të parë të bashkive tona. Kam falënderim për secilin prej tyre, janë  personalitet të shquara të partisë, jetës publike të vendit, individë me CV suksesi dhe secili prej tyre me kandidimin, me besimin që ka shprehur dëshmon vullnetin për të qenë misionar i rikthimit të pluralizmit dhe shërbëtor i qytetarëve.

Gjykoj se meritojnë vlerësim e falënderim. Primaret kanë ngjallur interes të madh tek qytetarët dhe vlerësim pozitiv, Ky proces transparent në çdo hap e vendim e kujton procesin tjetër në shpellën e mafies, ku vendos mafia për kandidatët, treguam diferencë, që do jemi të përgjegjshëm para qytetarëve shqiptarë, të respektojmë plotësisht vullnetin e lirë të anëtarëve të simpatizantëve të PD në primare dhe qytetarëve.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here