Hipokrizia/ Erion Braçe e quan të paligjshëm traun e Divjakës, por firmosi vetë për vendosjen e tij

0
123

Prej disa ditësh, banorët e Divjakës kanë dalë në protestë kundër traut që i pengon ata të hyjnë në parkun e zonës.

Deputeti socialist i tyre, Erion Braçe, ka bërë një reagim në media, duke thënë se mbështet protestën e tyre.

Kjo që po bëhet me këtë projektin është e paligjshme. Ka disa rrugë në këtë park që janë kombëtare, ajo nga autostrada, në Divjakë dhe pastaj në plazh. Janë 24 km rrugë kombëtare që garantojnë aksesin jo vetëm të divjakasve, por edhe të gjithë të tjerëve për në plazhin e Divjakës. Nuk ka asnjë rrugë tjetër. Është e paarsyeshme që një rrugë e tillë kombëtare të bëhet me pagesë. Kjo që po bën Ministria e Turizmit, në bashkëpunim me ARRSH është pikërisht vendosja e një takse për të kaluar në rrugë dhe për të shkuar në det. Është vendosur m’u në mes të rrugës dhe jo m’u në mes të parkut. Ajo rrugë aty është e vetmja mënyrë se si qytetari mund të aksesojë bregdetin”, tha Braçe.

Por vendimi për të vendosur traun është bazuar në një dokument të firmosur nga vetë zoti Braçe, kur ishte zëvendëskryeministër.

Vendimi i qeverisë është miratuar më 26 janar të vitit 2021. Aty përcaktohen tarifat që do paguhen për të aksesuar zonat e mbrojtura.

Sipas vendimit të firmosur nga Braçe, hyrja e vizitorëve dhe turistëve do të kushtojë 50 lekë në ditë, kurse e mjeteve deri në 150 lekë në ditë.

Kaq është tarifa që do paguanin edhe divjakasit, të cilët e refuzuan dhe vendosën të shkulin traun.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here