Konjufca ‘godet’ hapur Ramën: Duhet të afrohemi, Serbia po na lufton

0
140

Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca, në fjalën e tij në seancën e përbashkët që po mbahet mes Kuvendeve të Kosovës e Shqipërisë me rastin e 110 vjetorit të pavarësisë, ‘thumboi’ kryeministrin Edi Rama, i cili ka shfaqur prej vitesh raporte të ngrohta me Serbinë.

Ai tha se Serbia po e lufton ashpër Kosovën, ndaj Shqipëria dhe Kosova duhet të afrohen.

Bota sot është më pak e sigurt se dje si fakt i luftës në Ukrainë. I vetmi shtet i lidhur me Rusinë është Serbia, që na lufton nga brenda e jashtë.

Sa më afër njëra-tjetrës Shqipëria me Kosovën, aq më e lehtë do jetë për t’i mbrojtur interesat jetike të kombit tonë,” tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here