Sulmi kibernetik u lejua nga brenda? Ja emrat e 5 zyrtarëve të arrestuar

0
116

Që kur nisën sulmet kibernetike, opozita ka akuzuar qeverinë jo vetëm pse ka dështuar që të krijojë sisteme të mira mbrojtje, të paktën të ngjashme me ato që mbrojtën Kosovën nga sulme të ngjashme kibernetike.

Kreu i opozitës, Sali Berisha, akuzoi se sulmet janë lejuar nga brenda, pasi qëllimi ka qenë zhdukja dhe manipulimi i të dhënave që faktojnë lidhjet e qeveritarëve me krimin.

Berisha tha se sulmet kibernetike kanë qenë një kombinim mes hakerave iranianë, por edhe atyre serbë dhe autoriteteve shqiptare.

Ndërkohë sot, Prokuroria e Tiranës tha se ka vendosur nën arrest shtëpie 5 zyrtarë të Ministrisë së Brendshme, pasi akuzohen se kanë lejuar këtë sulm.

Zyrtarët e vendosur nën akuzë për shpërdorim detyre janë: Rudina Llagami, Albi Gjeka, Altin Sallaku, Alketa Sulo dhe Igli Lubonja.

Ata janë punonjës IT të Departamentit të Administratës Publike (DAP). Burimet bëjnë me dije se hakerat kanë shfrytëzuar aksesin që ka sistemi i IT-së së DAP në data baza-t që janë hackeruar. Kujtojmë se ditët e fundit hakerat kanë publikuar e-maile të kryeministrit Edi Rama, listën e punonjësve të SHISH-it apo dhe targat e makinave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here