Avokati Goxhaj akuzon: Këto persona paguhen me rroga të larta që të prodhojnë debat prindi 1, prindi 2

0
206

Avokati Altin Goxhaj thotë se ka agjenda që synojnë degjenderizimin e fëmijëve, për ti fokusuar fëmijët në labirinte të errëta të seksualitetit të tyre.

Madje në një intervistë në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora Goxhaj përmendi disa emra që sipas tij “të trajnuar dhe sponsorizuar me rroga shumë të larta me para shumë të mëdha nga ndërkombëtarët që janë aktivistë drejtues pra ata që prodhojnë konflikt pikërisht për të marrë para”.

 

Altin Goxhaj: Doja t’ju tregoja 5 foto të cilat i referohen pikërisht faktit se si sulmohet kushdo që mbron familjen. Se çfarë gjuhe kanë drejtuesit kryesor të trajnuar dhe sponsorizuar me rroga shumë të larta me para shumë të mëdha nga ndërkombëtarët që janë aktivistë drejtues pra ata që prodhojnë konflikt pikërisht për të marrë para.

“Për shembull Isa Myzyraj “Avokat i neveritshëm dhe pastor që nuk ka asnjë lidhje me botën shpirtërore. Krijesa të tilla që enden rrugëve të Tiranës.” Xheni Karaj që i thotë një përfaqësuesje të komunitetit fetar “i palarë” në emision. Xheni Karaj që i thotë përfaqësuesit të PD në Departamentin për të Drejtat e Njeriut “palaço buzëqumësht”.  Kjo është terminologji zyrtare që këta e prodhojnë çdo ditë.  Një aktiviste tjetër thotë për ne që mbrojmë moralin “Janë më perversët”, po t’ju thuash atyre pervers bëhet nami.  Xheni Karaj thotë “Dy burra në mesmoshë si pastori i urrejtjes dhe avokati i konspiracioneve të brishtë vë në dyshim orientimin e tyre seksual”.

Si thotë se “anëtarëve të komunitetit LGBTQ nuk ju intereson fare gjithë ky debat prindi 1 prindi 2, duan të jetojnë të qetë dhe atyre ju vjen keq kur hapen këto debate nga Xheni Karaj, Altin Hazizaj, nga Zhaklin Lakatari.

Altin Goxhaj: Ne kurrë nuk flasim se çfarë bëjnë ata me jetën e tyre në krevatin e tyre. Pse e bëjnë këtë lloj bullizmi? Është një lloj shantazhi si ata që vënë maskën në kokë dhe dalin në rrugë. Këto janë persona që prodhojnë gjuhë urrejtje sepse bëjnë para me gjuhën e urrejtjes. Këta financohen për këto agjenda.  Anëtarëve të komunitetit LGBTQ nuk ju intereson fare gjithë ky debat prindi 1 prindi 2, duan të jetojnë të qetë dhe atyre ju vjen keq kur hapen këto debate nga Xheni Karaj, Altin Azizaj, nga Zhaklin Lakatari sepse ekspozohen në një konflikt që nuk ekziston, e shpikin këta konfliktin me familjen shqiptare sepse kanë agjendë financiare dhe politike./ ORANEWS

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here