Andi Bushati: Rama e ka shfrytëzuar dobësinë e demokracisë për t’u bërë më autoritar e kapur institucionet

0
160

Analisti Andi Bushati ka komentuar qeverisjen e kryeministrit Edi Rama për vitin 2022.

Në një intervistë për Euronews Albania, Bushati u shpreh se sot, Rama është më i fortë se kurrë, edhe për faktin se opozita është e përçarë.

Sipas tij, këtë dobësi të demokracisë shqiptare, Rama e ka shfrytëzuar për t’u bërë më tepër autoritar dhe për të kapur institicionet.

“Ka dy mënyra të të parit të përmbylljes të këtij viti nga kryeministri. Po ta shohim nga interesi i tij personal, pushteti i tij është forcuar. Sot, Edi Rama duket më i fortë se kurrë. Mos harroni që ky vit filloi me 8 janarin e famshëm, kur opozita e nxorri edhe në sytë e publikut që është më e përçarë se kurrë. Pra, të qeverisësh në këto kushte, pushteti personal duket i fortë dhe i pacënueshëm.

Ana tjetër e këndvështrimit, është si shkon qeverisja e Edi Ramës në raport me interesin publik, jo me interesin e vetë personit. Këtu mendoj që kemi një regres. Duket që në pamje të parë kemi një paradoks. Një njeri me një opozitë të dobët që nuk i kërcënon pushtetin, ka qetësinë e duhur edhe për të punuar më mirë, edhe për të bërë një reformë edhe më të madhe. Kurse Rama e ka shfrytëzuar këtë dobësi të demokracisë shqiptare për t’u bërë më autoritar, për të kapur më tepër institucionet”, theksoi ai.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here