Homoseksualizmi mund të shërohet. Një prezantues i njohur televiziv pretendon të shërojë homoseksualizmin gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë. Bëhet fjalë për hipnotizuesin dhe iluzionistin me famë në Evropë, Derren Brown. Në shfaqjen e re televizive, ai do të ketë për detyrë të bindë një gay të ndryshojë orientimin seksual. Siç përmend gazeta “The Sun”, Brown është i njohur mbi të gjitha për mishërimin në jetë të qëllimeve në dukje të parealizueshme. Është interesant fakti se disa vite më parë prezantuesi televiziv pranoi se edhe ai vetë është përfaqësues i pakicave me orientim seksual jotradicional.