Monumentet e shkatërruara po kthehen në ‘ves’, ministrja shmang përgjegjësinë për Urën e Zogut

0
155

Ministria e Kulturës numëron sukseset e vitit, në një kohë kur monumentet e trashëgimia kulturore është në rrezik. E pyetur  për evidentimin e objekteve që po shkatërrohen, mirëmbajtjen dhe ndërhyrjen në to, Ministrja Elva Margariti thotë se disponojnë një listë të detajuar për pasurinë kulturore në rrezik, pa përmendur emra specifik të tyre. Ndërsa ajo ka shmangur përgjegjësinë e institucionit që drejton për Urën e Zogut.

Në një kohë kur monumentet e trashëgimia kulturore janë në zgrip, Ministrja e Kulturës bën evidencën e arritjeve të një viti. E pyetur nga Syri Tv për evidentimin e objekteve të rrezikuara dhe për ndërhyrjen në to, mirëmbëjtjen e restaurimin, Ministrja Elva Margariti pohon se kanë një listë të detajuar të kësaj pasurie që po shkon drejt shkatërrimit, duke shmangur emra specifik objektesh apo sitesh, në të cilat ndërhyrja është emergjente.

Interesit te medias për shpëtimin e Urës së Zogut, monument kulture i kategorisë së parë e listimit të saj ndër 7 sitet europiane të rrezikuara për shembje nga organizata Europa Nostra, Margariti iu përgjigj duke shmangur përgjegjësinë nga institucioni që drejton, ndërsa ende nuk bën me dije kur do të nis projekti dhe kur do të implementohet në terren.

Në prag të mbylljes së këtij viti Ministria e Kulturës dhe Instituti i Monumenteve, duhet të kishin bërë disa bilance, për atë që ka ndodhur përgjatë 2022 me monumentet e sitet që rrezikojnë dita- ditës të shemben, po për fat të keq nuk i kanë bërë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here