Dreka e fundit apo fillimi i ri i grupit parlamentar të PD?!

0
455

Nga Gëzim Saliu

Në kohën kur përçarja mes grupimeve në PD dukej më e thelluar se kurrë, një drekë festive e një pjesë të mirë të përfaqësuesve të dy grupimeve brenda partisë, surprizoi jo pak mediat, opinionin publik dhe padyshim palën kundërshtare. Dhe po të marrësh parasysh se cili ishte personazhi që publikoi për herë të parë fotot nga kjo drekë festive, efekti surprizë është edhe më i madh. Përmes një statusi në rrjetin social ‘facebook’, deputetja e PD Jorida Tabaku shkruante: “Një dolli për mendimin ndryshe; se të duash të ndryshosh për mirë nuk të bën as të shitur e as të blerë e as peng!”

Darka që bëri bashkë dy grupet në PD, mungon Alibeaj. Tabaku publikon foton nga tryeza me Berishën: Një dolli për mendimin ndryshe…

Ndërkohë grupimi qe udhehiqet ne hije nga Lulzim Basha me ne krye Enkelejd Alibeaj, ku perfshihen Arbi Agalliu, Oriola Pampuri, Kreshnik Çollaku e Flamur Hoxha nuk ishin pjese e drekes.

Ndersa ne komentin e tij, kreu i PD  ka shprehur nota vlerësuese për takimin e djeshëm, duke vene theksin tek fillimi i ri. “Drekë në Fermën Uka e thirrur nga deputeti, Xhelal Mziu si fillim i ri për grupin parlamentar të PD-së. Gëzuar!” ka shkruar Berisha.

Deputetët e PD festojnë të bashkuar, Berisha: Fillimi i ri për grupin parlamentar

Nga ana e tij Gazment Bardhi ka nxituar te reagoje duke pohuar se dreka miqësore e cila organizua nga Xhelal Mziu dhe ish deputeti Rexhep Uka po përdoret politikisht.

Pa më të voglin dyshim Jorida Tabaku, Gazmend Bardhi e të tjerë që ishin në drekën e djeshme do vazhdojnë të mendojnë ndryshe nga Berisha dhe kjo për një parti politike më shumë se problematikë përbën një vlerë. Me rëndësi është që dy palët duhet te konvergojnë në idenë e bashkimit sidomos në kuadër të zgjedhjeve vendore të 14 majit, ku dalja me dy kandidatë do ishte fatale për opozitën dhe njëkohësisht një dhuratë perfekte për socialistët e Edi Ramës.

Përtej dallimeve të qarta mes tyre,  cilët ishin faktorët që çuan në këtë afrim të ri të parë mes palëve?!

Së pari vetë fryma e bazës e cila kërkon me cdo kusht fitoren në zgjedhje dhe rikthimin e demokratëve në pushtet. Lënia e fushës hapur në zgjedhjet e 2019-ës i humbi PD-së edhe atë pak pushtet që kishte duke i dhënë Ramës mundësinë të mbretëronte si kurrë më parë një kryeministër i Shqipërisë. Militantët janë të lodhur nga opozitarizmi  i gjatë, baza kërkon rezultate të shpejta dhe nuk ngopet më me premtime boshe.

Së dyti një shtysë e fuqishme ka qenë vetë sjellja e Enkelejd Alibeajt me grupin parlamentar,  ku shpesh qëndrimet e tij kanë qenë krejt të kundërta në raport me vendimmarrjet.

Qartazi pas Alibeajt qëndron figura e Bashës e cila nuk kërkon asesi bashkimin e grupit të tij me Berishën, ndaj edhe gjyq në apel vazhdon si një marrëzi që nuk ka demokrat që nuk e turpëron.  Një ndër rastet flagrante të sjelljes aspak të hijshme të Alibeajt me pjesën tjetë rtë grupit ka qenë ajo për kandidaturën e Avokatit të Popullit. Qartazi Alibeaj me urdhër te Bashës kishte vendosur se cili do ishte kandidati që do dërgonin për votim në Kuvend dhe që sic u vërtetua nga debatet mes Bardhit dhe Kryeministrit, do kishte edhe votën e socialistëve.

Kështu në mbledhjen e grupit janë zhvilluar debate me tension mes Enkelejd Alibeajt dhe Gazment Bardhit. Emri që mbështeste Bardhi dhe një pjesë e mirë e deputetëve të këtij grupi brenda PD për Avokat të Popullit ishte Ledio Braho, ndërsa Alibeaj dhe një grup më i vogël deputetësh mbështesnin emrin e Dorian Gjonmarkajt. Duke kuptuar lojën e Alibeajt, një ditë para seancës mbi 10 deputetë të PD-së me ne krye Gazment Bardhin shprehën rezervën e tyre për zgjedhjen e Gjomarkajt, duke tërhequr firmat, gjë e cila ia bëri të pamundur Gjonmarkut të ishte kandidat në Parlament. Natyrisht Alibeaj i revoltuar nga prishja e skemës së menduar me palën tjetër me negocimin e Bashës, kërcënoi edhe me largimin e tij dhe mbështetësve. Gjë e cila natyrisht nuk ndodhi!

Ndërkohë po ashtu një detaj interesant mbi sjelljen e Alibeajt ishte edhe deklarata publike e deputetes Dhurata Çupi, e cila prej disa javësh në mbledhjet e grupit parlamentar të PD, të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj. “Opozita duhet të jetë e bashkuar, duhet të jetë me 1 kandidat në zgjedhjet vendore. Të gjithë individët që ndikojnë në përçarjen e opozitës apo grupimi që do të tentojë përçarjen, do të kenë përbuzjen e demokratëve.’, tha Çupi duke drejtuar gishtin nga Alibeaj.

Qartazi ka një frymë në rritje në kundërshti me vendimmarrjet e Alibeajt, gjë e cila ka sjellë ndarjen me grupimin që ai drejton dhe që ende mban peng çështjen e vulës së demokratëve. Nuk ka demokrat, qoftë edhe ai mbështetës i zjarrtë i Bashës, që nuk e ka të qartë se grupimi i Alibeaj në këto zgjedhje jo vetëm që nuk do të mund të fitojë asnjë bashki, por me votat e pakta të marrë në secilin prej 61 njësive do jetë një patericë perfekte për Rilindjen në 14 maj.

Ndaj dhe reagimi ka nisur. Loja është kuptuar dhe një pjesë e deputetëve demokratë nuk duan të bëhen pjesë e saj. Padyshim janë edhe kundër Berishës, por shohin se aktualisht bashkimi për të sjellë rezultat pozitiv është zgjidhja më e duhur, më e mira për demokratët. Fundja përfaqësuesit e tyre janë!

Në këto kushte, vendimet që pritet të marrin në vazhdim do të na mundësojnë të kuptojmë nëse ajo e djeshmja ishte dreka e fundit mes demokratëve të bashkuar apo nisja e një rrugëtimi të ri që mes mendimeve ndryshe mban si primar objektivin për të fituar zgjedhjet dhe rikthyer PD në pushtet.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here