Njohu unazën te sendet e vjedhura nga Rozeta Dobi, eksperti i kriminalistikës: E kisha me dedikim, policia më njoftoi

0
213

Vijimi i hetimeve dhe këqyrja e sendeve të vjedhura në shtëpina e Rozeta Dobit ka nxjerrë detaje të tjera interesante për “operacionet” e saja të bujshme. Mësohet se një ndër unaza e vjedhura që u gjet në shtëpinë e Dobit i përket pikërisht Profesorit të njohur të Kriminalistikës, Ervis Karamuço.

I kontaktuar nga AlbEu.com, Karamuço konfirmoi se unaza me një dedikim të veçantë nga bashkëshortja i përket atij duke shpjeguar edhe rrethanat e pranisë së Donit në banesën e tij, ku duket se ka kryer edhe vjedhjen e këtij sendi.

 

“Unaza në fjalë më përket mua. Ka një dedikim: Ervinit me dashuri! Gruaja në fjalë ka qenë njëherë në shtëpinë tonë kur kemi lyer dhe duket se në atë moment ka kryer vjedhjen”, tha Karamuço për Albeu.com duke shtuar se e kishte denoncuar humbjen e unazës, ndërsa pas arrestimit të Dobit është telefonuar nga policia, të cilët u kanë konfirmuar gjetjen e sendit.

“E njohën për shkak të dedikimit. Më morën në telefon dhe më thanë që unaza u gjet”, theksoi ai.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here