Alibeaj ‘përjashtoi’ Këlliçin, ditën që PD çoi në SPAK Erion Veliajn me denoncimin e kandidatit të opozitës për Tiranën

0
235

Kandidati i Partisë Demkratike për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi zbuloi disa ditë më parë një aferë korruptive të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Këlliçi zuri në flagrancë Veliajn duke tentuar të zhvatë 471 mln lekë, përmes një tenderi fiktiv te rruga ‘Xhon Belushi’.

E gjithë kjo situatë bëri që Erion Veliaj të anulojë tenderin duke përdorur si justifikim një argument qesharak, lidhur me mundësinë buxhetore të bashkisë së Tiranës për të paguar investitorin. Në të vërtetë, tenderi u anulua pas denoncimit të Këlliçit live për ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, të premten e kaluar.

Vetë Erion Veliaj nuk ka bërë asnjë koment publik lidhur me këtë skandal dhe për herë të parë ai nuk ka gjetur një alibi, apo të sulmojë kundërshtarët siç bën rëndom sa herë ndaj tij hidhen akuza për afera dhe vepra korruptive.

Por Veliajt, dhe më tej Edi Ramës, i ka ardhur në ndihmë Enkelejd Alibeaj.

Sot deputeti pa asnjë kompetencë apo rol drejtues në selinë blu, njoftoi se ka përjashtuar nga grupi parlamentar demokrat 4 deputetë Agron Shehajn, Oerd Bylykbashin, Tritan Shehun dhe Belind Këlliçin.

Në kulmin e denoncimeve për aferën 471 mln lekë dhe kur Veliaj u kallëzua në SPAK për korrupsion, Rama ka gati veglën e tij, Alibeaj, për ta hedhur si shashkë në tregun mediatik e atë politik, për të krijuar zhurmë dhe ngatërruar fokusin e opinionit publik.

Edhe pse, në të vërtetë proceduralisht Alibeaj nuk ka asnjë rol vendimmarrës në PD, përveç shërbimit ndaj Edi Ramës për interesat e tij që i kryen nga zyrat e tjera pranë pushtetit./syri.net

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here