Ministritë e Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes në shërbim të Shtetit apo të Shefit? Dosja Yuri Kim dhe dosjet e tjera

0
165

Dy ministritë qendrore të një demokracie, ajo e punëve të jashtme dhe e mbrojtjes u vunë në fundjavë në plan të parë mediatik me konferencat për shtyp përkatësisht te Olta Xhaçka dhe Niko Peleshi.

Një ushtrim ky i pazakontë. Në këto fusha “regaliane” siç janë diplomacia dhe ushtria, Rama nuk e ka për zakon t’já lërë monopolin e fjalës vartësve të tij. Po ashtu preteksti se do i servirej opinionit një bilanc vjetor duket bosh sepse me këtë logjikë do të rezultonte që çdo ministër duhet të dalë në ditët në vazhdim para shtypit për një bilanc vjetor dhe program pune për vitin e ri.

“Djalli fshihet në detaje” thonë anglezët. Duheshin ndjekur kësisoj me vëmendjen më të mprehte se çfarë mesazhi që s’mund ta jepte Rama drejtpërdrejtë, do të jepnin dy ministrat e tij.

Xhaçka jep mesazhe të cilave dhe ajo vetë nuk u beson

“Dosja Yuri Kim”

Pas humbjes se “setit” me amerikanët në garën se kush midis qeverisë shqiptare dhe administratës  amerikane do të vendoste kandidatin e vet në krye të Spak, mesazhi urgjent i Edi Ramës ishte se nuk ka asnjë kontradiktë mes tij dhe Shba-ve. Ky qe mesazhi i pare që shefi i ekzekutivit i dha ministres së tij të jashtme për daljen e parë të vitit në media. Duhej medoemos të lahej gafa e deklaratës zyrtare të shtetit shqiptar në fund të vitit të kaluar në lidhje me zëvendësimin së shpejti të ambasadores amerikane aktuale në Tiranë, Yuri Kim. Ministrja Olta Xhaçka e kreu në mënyre të kontrastuar këtë mision. Mesazhi qe njëherazi diplomatik për amerikanët por paksa trashanik për opinionin vendas. Ndaj amerikanëve, Xhaçka, domethënë Rama, haptazi kërkoi te falur. Ajo deklaratë e mëparshme e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë në lidhje me largimin e Yuri Kim edhe mund të mos ishte publikuar tha Xhaçka, duke bërë kështu një mea culpa diplomatike. Por fajin për këtë sipas saj, nuk e ka qeveria. Kjo sipas ministres u gjend nën presion të tmerrshëm nga mediat, opinioni dhe opozita vendase, që kishin filluar të nxirrnin llafe se ambasadorja amerikane do të largohej! Diplomatët shpesh të marrin për budallenj, po edhe fjala “hajvane” s’do mjaftonte për të karakterizuar ofendimin që i bën Xhaçka intelektit. Sidomos kur ajo shtoi se nuk duhet të kesh bërë shumë matematikë për të llogaritur se kur i bie të largohet një ambasador mandati i të cilit zgjat tre – katër vjet. Këtu Xhaçka na e shpërtheu intelektin me mitraloz  duke na lënë të kuptojë se me ose pa deklaratën e MPJ të Shqipërisë, Yuri Kim do të largohet më 2023. Eshtë njësoj sikur një vend i huaj t’i thotë në mënyre publike shtetit shqiptar se pse nuk po e hiqni këtë ambasador nga vendi im meqenëse sipas ligjit të vendit tuaj mandatet e ambasadorëve i keni tre – katër vjet. Vetë Rama që numëron sot disa ambasadorë shqiptarë që i kane kaluar dhe tejkaluar katër vjet në post në të njëjtin vend, do të çirrej se ç’punë kanë vendet pritëse të fusin hundët sesa gjatë do ta mbaje Shqipëria një ambasador të saj në atë vend meqenëse po i mbaron mandati. Xhaçka i kërkoi të falur amerikanëve dhe mirë bëri, por shtypin siç u pa dhe nga pyetja e korrespondentit të VOA nuk e bindi.

Dosja e “amnistíse fiskale”

Përtej dosjes teorike se ambasadoreve, ka një tjetër ku Rama praktikisht po çirret ndaj vendeve perëndimore me një mesazh te drejtpërdrejtë për ta qe duhet te jepte Olta Xhaçka. Kjo është dosja e amnistisë fiskale. Me urdhër te Edi Ramës, ministrja përfitoi nga dalja përballe mediave te shtunën, për te konfirmuar faktin se duan apo s’duan partneret perëndimore amnistia fiskale ne Shqipëri do te behet. Dhe nëse po vonohet ne votimin e ligjit përkatës kjo thjesht sipas ministres ngaqë për respekt te perëndimoreve pala shqiptare po studion disa lloje amnistish fiskale ne perëndim për te krijuar një model sa me te mire dhe me pak te përfolshëm. Para një muaji, Kryeministri vete, i nxehur ne një konference i kishte mëshuar dhe një here kësaj teze, pse vendeve si Italia u është “lejuar” amnistia fiskale dhe jo neve shqiptareve, ngaqë jemi sipas tij vend i vogël. Rama nuk e kupton ose bën sikur nuk e kupton, se “lejimi” i një amnistie fiskale nuk lidhet me faktin se je vend i madh apo i vogël, por nëse je vend ku drejtësia funksionon ose nuk funksionon. Ne Itali mund te ketë mafie,  por ka drejtësi efikase, ndoshta më e mira dhe më e pavarura sot në Evropë. Në Shqipëri, ish-zëvendës  kryeministrit dhe drejtoreshës se tij te kabinetit u zbulon shtypi lidhje me shuma te dyshuara nga skemat korruptive te inceneratorëve dhe drejtësia as qe nuk interesohet për këto lidhje te mundshme e jo me te shqetësohet. Si mund te ketë besim një vend për shembull si Franca tek amnistia fiskale e Edi Ramës qe mund te fusë ne Shqipëri paranë me te piset dhe me te rrezikshme qe mund ta mendoje imagjinata, kur drejtësia franceze vetëm me një artikull shtypi  e fakte te botuara nga një gazete humoristike ( e famshmja Le Canard enchaine) arrestoi sh- Kryeministrin dhe kandidatin me serioz për president te Francës Fransua Fijon? Vetëm kur drejtësia t’i tunde dhembet korrupsionit ne Shqipëri siç e bën ajo ne Evropë, vetëm atëherë Rama dhe zëdhënësja e tij tek Punët e Jashtme Olta Xhaçka do te kenë ndoshta një fare legjitimiteti te lypin t’u lejohet një amnisti fiskale. Sot për sot Shqipërisë i kërkohet te pastrohet fillimisht nga aferat “kazani” i ndotur i politikes përpara se te hedhe ne te çorbën e amnistisë fiskale dhe ta beje edhe me lëmsh akoma. Le te pyeten jo te huajt, por prokuroret dhe gjyqtaret shqiptare, a janë ata pro një amnistie fiskale? A janë atë ne gjendje me mjetet buxhetore,  humane,  materiale, dhe me shkallen e pavarësisë nga politika qe gëzojnë sot, te hetojnë se nga milionat e valutave qe do te pastrohen ne Shqipëri nga amnistia fiskale nuk do te ketë një volum parash kriminale? Përgjigja është jo. Drejtësia jonë sot nuk e ka ketë kapacitet, as këtë vullnet. Drejtësia suedeze po, e ka kapacitetin dhe vullnetin t’i thotë jo qeverise suedeze pas shantazhit te Erdoganit, qe kërkon qe Suedia te ekstradoje gazetarin gulenist turk Bulent Kenesh. Nuk i behet vone drejtësisë suedeze se Turqia për shkak te mos këtij ekstradimi po bojkoton hyrjen e Suedise ne Nato. Midis interesave te vendit dhe interesave te demokracisë e te Shtetit te se Drejtës,  drejtësia Suedeze siç do drejtësi e denje për një vend anëtar te BE-se,  e ka bere zgjedhjen e saj : vendos ligji dhe jo Maliqi nga Ankaraja. Suedia po,  mund te beje amnisti fiskale po te doje sepse populli i saj dhe Europa ku bën pjese e ka besimin qe paraja kriminale nuk do i shpëtoje dorës se hekurt te drejtësie. Shqipëria nuk e jep ketë garanci, pra kot lodhen Rama dhe Xhaçka qe me hir a pahir  ne emër te sovranizmit qe po e zbulokan te detyrojnë  perëndimoret te japin bekimin e tyre për amnistinë fiskale shqiptare.

Hapja e “para-negociatave” për integrim

Një tjetër mesazh qe Kryeministri preferoi t’i transmetonte nëpërmjet vartëseve te tij ishte që mos te kemi shume iluzion tek hapja e negociatave për integrim pasi realisht behet fjala për para-negociata. Ato do te zgjasin minimumi një vit përpara se te miratohet fillimi i negociatave për secilin nga 35 kapitujt e parashikuar për negocim sipas vete kryenegociatores shqiptare Majlinda Dhuka e pranishme ne konference shtypi krah ministres Xhaçka. Opinionit publik qe iu shit me tambure dhe daulle se negociatat u hapen me ne fund ne korrikun e kaluar, i duhet injektuar tani doza te njëpasnjëshme durimi deri sa negociatat “për së vërteti” te fillojnë vërtetë. Dhuka dhe Xhaçka, me  diplomacinë e tyre karakteristike na thane kështu si pa te keq, se i gjithë viti 2023, do t’i shpërbeka BE-se për te bere “vetingun” ose nje “screening” siç e thane këto dy zonja te realitetit shqiptar për te pare se ne ç’raport ndodhet ai me “acquis” e BE-se pra me realitetin e një vendi te integruar ne BE. Dhe nëse hendeku është vërtete lebetites aq me shume muaj a vite do te nevojiten për te filluar nga negociatat konkrete kapitull me kapitull. Dhe kur mendon se për ç’do kapitull do te nevojiten vota ne Kuvendin e Shqipërisë për ta gërshetuar legjislacionin e Shqipërisë me 100 mije faqet e legjislacionit europian, pra do t’i nevojitet Ramës jo lufte por bashkërendim me “non-gratat” për hatër te shqiptareve kemi arsye te bëhemi pesimiste se kur do te nisin dhe bitisin këto negociata.

Dosja “Open Ballkan”

Se fundmi, por mesazhi ndoshta me i rëndësishmi  kryeministror qe u dha urte e bute nga Olta Xhaçka, mund te përmblidhet kështu: «Open Ballkan vdiq, rroftë Procesi i Berlinit”. Një tmerr, një poshtërim qe kurrsesi s’mund ta thoshte vete Rama, ai qe e promovoi me kaq force ketë projekt me aleatin e tij Aleksander Vuçiç te Serbisë dhe qe ftohu qeverinë shqiptare me atë te Kosovës. Xhaçka hodhi ne Konference shtypi themelet e para te marshit mbrapsht qe po i fut Rama Ballkanit te Hapur si një projekt sa i panevojshëm aq dhe i dëmshëm ne raport me procesin « legal » te Berlinit. Kohet e fundit Gjermanet ia prenë hovin Ramës dhe Open Ballkanit me dy manovra. Pikësëpari ne 3 nëntor ne Berlin,  aty ku filloi vete procesi i Berlinit me 2014 si një projekt për një afrim midis tyre te vendeve te Ballkanit Perëndimor nen patronazhin e BE-se dhe si prelud për integrim ne BE. Me 3 nëntorin e kaluar u miratuan ne Berlin nga te gjashte vendet e rajonit dhe nen shkopin e dirigjentit Olaf Scholz te njëjtat masa qe kishte si ambicie te arrinte projekti informal Open Ballkan i Rama-Vuçic. Këto tre masa qe arriti t’i miratoje pa asnjë problem Procesi i Berlinit aty ku Open Ballkan e ka te pamundur për shkak te hasmërisë midis Kosovës dhe Serbisë, janë liria e qarkullimit për ballkanasit perëndimore te udhëtojnë brenda vendeve te tyre vetëm me leternjoftim pa pasaporte dhe viza. Se dyti njohja e diplomave te secilit shtet te Ballkanit Perëndimor në shtetet fqinje. Dhe se treti njohja reciproke e ushtrimit te disa profesioneve ne çdo vend te Ballkanit perëndimor, për mjeket, dentistet apo arkitektet ne çdo vend te Ballkanit Perëndimor. Ballkani i Hapur i Ramës del kështu komplet jashtë loje. Për ta bindur dhe me tej Ramën qe te tërhiqet përfundimisht, manovra e dyte e zgjuar e gjermaneve ishte t’i dhuronin Tiranës organizimin me 2023 te konferencës se radhës se Procesit te Berlinit. Kjo do te shënojë kështu rekuiemin përfundimtar te Open Ballkan.  Gjithë loja tani ishte sesi Xhaçka do ta varroste me ndere Open Ballkanin ne mënyrë qe shefit te saj te mos i dilte shume boja. Këtë detyre kryediplomatja e kreu me shume diplomaci. Ndërkohë që kolegia e saj Majlinda Dhuka u krenua si me naivitet duke dhënë lajmin e bukur se konferenca e ardhshme e procesit të Berlinit do të mbahet në Tiranë këtë vit (gjë që dihej që në nëntor), Xhaçka shtoi se sukseset e qarta te procesit te Berlinit duhen kuptuar falë idesë së Edi Ramës për “Open Ballkan” që shërbeu si shtysë. Domethënë, pa
“Open Ballkan” që luajti rolin e hostenit me buajt qe punojnë arrat, procesi i Berlinit nuk do te kishte avancuar. Merci Edi!

Ministri i mbrojtjes, për të qeshur apo për të qarë

Pas Olta Xhaçkes te shtunën, doli ne arene te nesërmen Niko Peleshi i Ministrisë se Mbrojtjes. Një rol tepër i vështire për një ministër i cili ka mangësi te theksuara ne gjetjen e formulave te duhura ne këtë nivel përgjegjësish.

Peleshi i filloi përgjigjet ne konferencën për shtyp me një gafe kur refuzoi ne emër te sekretit shtetëror te thotë çmimin qe i ka paguar Shqipëria vëllait Erdogan për blerjen e droneve Bajraktar. Jo vetëm qe s’mund te ketë sekrete me paratë e taksapaguesve, por qe me tepër një informacion te tille e siguron kollaj nëpërmjet internetit sepse një dron i modelit TB2 qe ka blere Shqipëria kushton 5 milion dollarë dhe del vete shuma e investuar nëse Shqipëria ka blere tre zyrtarisht. Më e rënda ne konferencën për shtyp të Niko Peleshit ishte kur pohoi me naivitet atë qe vërtete duhet të përbente «sekret shtetëror» të shefit te tij, se qeveria po i lutet Natos qe te behet pjese e projektit te portit te ri te Porto Romanos! Kjo ishte thënë dhe me pare nga vete Rama por na ishte shitur sikur kishte pasur bisedime me interes reciprok NATO Shqipëri për një baze ushtarake detare ne Porto Romanon ku Nato mund te hidhte disa miliona. Peleshi pohon tani se Nato nuk duket fare e interesuar por është qeveria shqiptare qe bën dhe do vazhdoje te beje lobingun ne mënyre qe NATO te bindet te implikohet ne Porto Romano siç ka investuar për aeroportin ushtarak te Kuçovës. Edhe gazetari me naiv e bën kollaj lidhjen pas këtij pohimi  amatoresk te ministrit te mbrojtjes. Qartësisht qeveria e Ramës është duke kërkuar me ethje alibira për te justifikuar se shkatërrimi i portit te Durrësit dhe transferimi i kushtueshëm i tij ne Porto Romano nuk behet për interesa te familjes Alabar, por se qenka një prioritet strategjik i vete NATO-s! Ministri mbase nuk e kupton se çdo te thotë ne kriteret e NATO një baze navale ne terma cilësie dhe investimi. Vetëm një e tille i përmbush mjaftueshëm kriteret e NATO ne Mesdhe, biles afër fare Shqipërisë qe e bën edhe me shume pa interes vendin tone. Behet fjala për bazën detare te NATO ne portin grek te Sudas ne Krete si e vetmja nga tri bazat detare qe ka NATO ne bote (ajo ne Norfolk ne Shba dhe ajo ne Dubai) qe kane ujera me një thellësinë e vetme te përshtatshme për aeroplan-mbajtëset me te mëdha amerikane dhe te partnereve te NATO,  siç janë Harry-S.-Truman apo francezja Charles-De-Gaulle qe bëjnë shpesh ndalesa ne Krete. Nëse Rama me paratë e taksapaguesve shqiptare kërkon te krijoje vende “parkingu» për luftanije me te vogla te NATO ne Porto Romano, kjo e fundit bujrum do thotë, por ne asnjë mënyre nuk duhet t’u shitet shqiptarëve kjo përçapje me qëllime politike e Ramës si një projekt i kërkuar nga Nato.

Ministri pohoi po ashtu ne mënyre surrealiste se ende edhe pas dy mandatesh qeveritë e Ramës e kane lënë ushtrinë “ku thërret qameti”, pa qendre te denja rekrutimi ku te vjen ndot te hysh sipas ministrit. Vetëm pas 10 vjetësh ne pushtet, me ne fund ministria e mbrojtjes e Rilindjes do hape ne disa qendra qytetesh zyra moderne për te tërhequr gjak e ri ne ushtri. Absurditeti ne disa deklarata te Peleshit vazhdoi edhe kur ai e cilësoi si progres faktin se ushtaraket dhe pensionistet e ushtrisë do te pajisen me një karte te posaçme dalluese si efektiv ushtrie avantazhi i se cilës,  fjala vjen ne një supermarkate sipas vete fjalëve te Peleshit, do qenka se kur kjo karte t’i tregohet shitëses ajo do te ngrihet ne këmbë e do te thoka “respekte për shërbimet qe i bëni vendit”…Edhe njëherë zoti Peleshi i bere vërtetë këto deklarata apo na i beri veshi..

Megjithë vërejtjet e mësipërme nga konferencat e shtypit te të dy ministrave, duhet përgëzuar fakti se ky është një ushtrim qe e stimulon demokracinë dhe instalon praktikat e llogaridhënies ndaj publikut. Presim, dhe me padurim, ministra te tjerë te paraqiten tek pika e 11 metërshit, pa frike, se ne këto kohe mungese respekti te Ramës ndaj mediave gjesti t’i drejtohesh publikut vlen me shume se përmbajtja. Ne këtë pikëpamje Xhaçka dhe Peleshi meritojnë note maksimale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here