Gazetari britanik vë Ramën në siklet: Askush nuk mbajti përgjegjësi për sulmet kibernetike

0
135

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në një nga panelet e Forumit Ekonomik të Davosit ku fokusi ishte mbrojtja kibernetike. Duke folur për sulmin me të cilin u përball Shqipëria vitin e kaluar, Rama e gjeti veten paksa të papërgatitur nga një pyetje e gazetarit britanik James Harding, ish-drejtor i BBC News që modelonte debatin. Ai e pyeti Ramën se si nuk pati asnjë marrje përgjegjësie nga qeveria shqiptare apo administrata që kishte për detyrë të mbronte të dhënat e qytetarëv.

“Është diçka që duhet sqaruar në lidhje me Shqiëprinë. Ju e sqaruar se kë duhet të fajësonit, pra Iranin, por ka edhe diçka që për disa njerëz është e habitshme sensi i përgjegjësisë nga vetë qeveria shqiptare. Pra sa zyrtarët shqiptarë ishin përgjegjës në cilësinë e mbrojtjes kibernetike. Do të doja të na e sqaronit këtë në nivelin praktik dhe politik” – pyeti gazetari britanik.

Por Rama i dredhoi përgjigjes. Sipas tij sulme kibernetike kanë pësuar edhe vende më të mëdhenj dhe më të pasur dhe se nuk është qëllimi nxjerrja e përgjegjësive.

“Ne e dimë përmasën e sulmeve kibernetike sot në botë. Është shumë i madh dhe unë nuk do ndonjë vend mes atyre të mëdhenjve dhe vendeve të vegjël, vendeve të pasura apo atyre më pak të pasura që të mos jenë prekur dhe ndonjëherë me dëme shumë të mëdha. Të flasësh për përgjegjësi sa i takon qeverisë apo administratës do të ishte e lehtë, por nuk e adreson siç duhet të gjithë çështjen.

Duhet të sofistikohesh aq sa krimi po sofistikohet apo fuqitë keqbërëse sofistikojnë veten. Ne rezistuam shumë mirë mendoj në krahasim me targetin që kishin sulmuesit. Qëllimi i tyre ishte ta ‘fshinin’ totalisht sistemin tonë dixhital dhe të na rikthenin te ‘epoka e letrës’. Kjo nuk ndodhi dhe ne ia dolëm” – tha Rama.

Shqipëria pësoi 2 sulme kibernetike vitin e kaluar. Platformat dhe shërbimet qeveritare u bllokuan për ditë të tëra. Më pas grupimi Homelnad Justice nisi të nxjerrë të dhënat e marra, madje disa prej tyre mjaft sensistive si lista e punonëjsve të SHISH apo llogaritë bankare

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here