Baçi: Berisha kafshë politike

0
253

Nismën për shkarkimin e Alibeajt si kryetar i grupit parlamentar të PD-së dhe zëvendësimin e tij me Salianjin, publicisti Agim Baçi e sheh si një tentativë të Berishës për bashkimin e grupit.

Në “Ora e Betit” ai tha se i vetmi institucion i pakontestueshëm legjitim është grupi parlamentar, i cili bën dhe jetën politike.

Baçi: Nga ana politike nuk mund ti hajë kush hakun, Berisha është një kafshë politike që mendon çdo ditë në çdo moment. Gjithë kjo betejë në fillim me Boçin dhe tani me Salianjin është për të delegjitimuar edhe atë pak pushtet politik që i ka mbetur Alibeajt. Nëse me Boçin nuk i eci, gjeti një mënyrë shumë fine për të dalë nga kjo situatë duke garuar në Elbasan, tani Salianji…Kushdo ka të drejtën të ketë ego të drejtojë por Salianji duke qenë se me 8 janar ka qenë brenda godinës dhe jo jashtë, ka qenë jo shumë te Berisha por njëkohësisht dhe kontestues i vendimeve të Alibeajt, u gjet kjo zgjidhje që duke provuar dhe ata deputetë që nuk shkojnë te Berisha edhe pse kontestojnë Alibeajn. Futën Salianjin të bëjë bashkë dy grupet. Berisha do të arrijë një fitore politike pasi i vetmi institucion i pakontestueshëm legjitim është grupi parlamentar, i cili bën dhe jetën politike. Duke qenë se nuk e ka, është një handikap shumë i madh. Me marrjen e grupit parlamentar çdo gjë tjetër do të ishte dhe më formale sesa është tani.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here