Live nga trafiku kilometrik ne rrugen e “florinjte”, Këlliçi te Unaza e Re: Mijëra makina presin me orë të tëra

0
230

Kandidati i PD për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka inspektuar Live në terren trafikun e rënduar të automjeteve në segmentin e Unazës së Re, në Astir.

Live nga trafiku kilometrik ne rrugen e “florinjte” ne Unazen e Re. Ky eshte realiteti i qindra mijra qytetareve te Tiranes cdo dite te javes”, shkruan Këlliçi në Facebook.

Segmenti i Unazës së Re nga Pallati me Shigjeta e deri te nënkalimi i Shqiponjës bllokohet rregullisht çdo ditë prej trafikut të automjeteve në mëngjes pas orës 07:00 nga ora 15:00 e deri në orën 18:00.

Këlliçi tha se për rrugën janë shpenzuar miliona euro, por realiteti në terren është një situatë makthi për mijëra qytetarë.

“Ora është 17:05. Të gjithë këta njerëz një pjesë kanë mbaruar punë, një pjesë kanë urgjencë dhe çdo ditë në çdo ditë të javës në këtë rrugë që ka kushtuar 22 mln euro kilometri si projekt, bashkia e Tiranës e ka reklamuar si sukses, hasen në këtë trafik. Çdo ditë, në çdo ditë të javës, në orët e para të mëngjesit dhe nga ora 15:00 e deri në 18:00, mijëra makina presin me orë të tëra. Imagjinoni stresin dhe ngarkesën që kanë çdo ditë shoferët.

Shpenzime kohe, shpenzime karburanti, shpenzime parash dhe vonesa që iu shkaktohen qytetarëve për shkak të këtij trafiku të rënduar. Kjo situatë është në radhë kilometrike në të gjithë Tiranën. Çdo ditë do të jemi duke treguar live jetën e përditshme të banorëve të kryeqytetit brendësinë e lagjeve, infrastrukturën, rrugën, trafikun, ndërtimet pa leje, kaosin urganistik që i kanë marrë frymën falë një emri që quhet Erion Veliaj”, tha Këlliçi.

Gjithashtu, Këlliçi akuzoi Veliajn se në kronikat e tij të montuara, fsheh të vërtetën e trafikut të Astirit.

“Kurrë në videot e montuara të kryetarit të bashkisë së Tiranës ne nuk i shohim këto pamje. Detyra ime si kandidat i bashkisë së Tiranës është që të gjithë hapësirën publike që kam, mundësinë që kam për të pasqyruar lajme çdo ditë nga terreni, i jap mundësinë banorëve, teleshikuese, shikuesve në Facebook që të shohin problematikat e tyre infrastrukturën, lagjet e tyre, trafikun e rënduar dhe probleme të cilat ata i hasin çdo ditë”, shtoi Belind Këlliçi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here