Deputeti demokrat, Edi Paloka, njëkohësisht edhe kreut i Këshillit Kombëtar të PD-së, i ka bërë thirrje ambasadores së SHBA në Tiranë, që ti bëjë thirrje SPAK-ut për të hetuar ‘peshkun e madh’
‘Zonja Kim, sot ka rastin ti bëj thirrje SPAK-ut për të hetuar ‘peshkun e madh’.
Rama akuzohet nga drejtësia e vendit të saj se ka korruptuar funksionarin e lartë të FBI-së për ta përdorur kundër opozitës shqiptare.
Pas heshtjes së Ramës, ajo e zonjës ambasadore, sot zhurmon më shumë.
A është paguar McGonigal dhe për të ‘konfirmuar’ akuzat e Ramës dhe ‘faktet’ për ‘non grata-n’???
Tani nuk mjafton t’ju thuash shqiptareve pas kaq kohesh se ata ‘kanë të drejtë të zgjedhin vetë drejtuesit e tyre’ pasi i ke kërcënuar se do të hanë bar.
Dikush do duhet ta hajë barin tani!’, shkruan Edi Paloka në reagimin e tij.