Dosja në SHBA, si ndryshoi Rama pas arrestimit të McGonigal

0
167

Nuk duhet të ketë qenë e lehtë për Edi Ramën të lexojë dosjet e Charles McGonigal, ish-shef në FBI që u arrestua pas pagesave të padeklaruara nga rusë dhe shqiptarë.

14 herë përmendet “kryeministri i Shqipërisë” në dosje, ku jepen detaje për udhëtimet e amerikani në Shqipëri, takimet, paratë e paguara dhe shërbimet që i bëri Edi Ramës, një pjesë të padeklaruara siç ia kërkon ligji.

Që Rama ka reflektuar për atë që ka ndodhur e tregon edhe ndryshimi i shprehive të tij nga Shtatori i vitit të kaluar dhe në Janar të këtij viti.

Kështu, kur doli për herë të parë lajmi se një amerikan i FBI po hetohej për financim nga lobistë të huaj dhe aty përmendej emri i Edi Ramës, ky i fundit nuk pati ndonjë tutje. Përkundrazi, gjatë një bisede në rrjetet sociale e quajti amerikanin me një lloj mburrjeje “miku im”. Poshtë përgjigjia e plotë:

“Nuk ka asnjë faj, cilët rus të mitë? Shefi kundër terrorit i FBI-së ka qenë dhe është miku im. Nëse ai ka një çështje të tijën me drejtësinë në SHBA është çështja e tij. Lëreni të flasë drejtësia në SHBA, nuk bëhet drejtësia kështu. Pres shumë më tepër se kaq, i pres të gjitha. Është e tmerrshme për këtë popull për gjithë ato që ne i konsiderojmë vlera shqiptare është e tmerrshme. Nuk kam ça të them më shumë se kaq, bëhet fjalë për një çështje që nuk ka asnjë lidhje me qeverinë shqiptarë. Nuk ka asnjë biznes të çfarëdollojshëm”

                                                                                                  Edi Rama, Shtator 2022

Por tani që gjërat u bënë serioze. Tani që McGonigal u arrestua dhe për të dolën të dhëna të tjera kompromentuese, tani Rama e ka ndryshuar të folurën. McGonigal nuk është më “miku im”, por “një zyrtar i FBI” me të cilin nuk ka asnjë lidhje.

“Akuzohet në Amerikë një zyrtar i FBI për gjëra që s’kanë as edhe një lidhje me mua (se po të kishin do t’i kishte nxjerrë hetimi i atyre që nuk manipulojnë prova e as kursejnë fajtorë) dhe në Shqipëri fillon gjyqi ndaj meje”

                                                                                                        Edi Rama, Janar 2023

 

 

Nuk është e zakonshme për Edi Ramën që të mohojë miqësinë me ata që kanë pasur probleme me drejtësinë. Dhe miq të tillë, Rama ka pasur shumë.

Rama e mbrojti deri vonë mikun e tij Vangjush Dako, pas përgjimeve të dosjes 339. Rama e mbrojti Saimir Tahirin, pasi prokuroria i kërkoi heqjen e imunitetit, e kështu me radhë, ka mbrojtur Elvis Roshin, Arben Ndokën, Lefter Kokën, Ilir Beqen etj në problemet që këta kanë pasur me drejtësinë.

Diferenca është se, në këtë rast përballë është drejtësia amerikane, jo ajo shqiptare. Nëse Charles McGonigal pranon të rrëfejë se përse i ka marrë paratë, Rama mund të ketë bërë një hap fals, për të cilin duhet të japë llogari./Lapsi.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here