Partia Demokratike kërkon sërish ndryshimin e rendit të ditës të seancës parlamentare.
12 deputetë demokratë, kanë nënshkruar kërkesën për ndryshimin e rendit të ditës për seancën e të enjtes, me qëllim për të diskutuar për skandalin e përfshirjes së Edi Ramës në korruptimin e shefit të kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal, për të luftuar opozitën në Shqipëri.
Deputetët kërkojnë një mocion debat në lidhje me skandalin e përfshirjes së Edi Ramës në dosjen amerikane të Charles McGonigal.
Deputetët kërkojnë që të mos ketë limite kohore në diskutim.