Ne nje takim te zhvilluar me strukturat e PL ne Tirane, kryetari Meta tha se Tirana do të jetë në krye të Ndryshimit!
“Partia e Lirisë do të jetë garante që zëri i qytetarëve do të dëgjohet si kurrë më parë!
Çdo votë për Partinë e Lirisë është një investim për të garantuar llogaridhënien, transparencën dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.
Çdo qindarkë e taksave të qytetarëve të Tiranës do të shkojë atje ku janë prioritetet e tyre të cilat do t’i vendosin ata dhe nuk do të grabitet e vidhet.
Na jepni fuqi, t’ju japim llogari!”