Shteti Islamik mori përsipër sulmet në Homs dhe Damask të Sirisë që vranë të paktën 140 persona. Katër shpërthimet në lagjen Sajida Zeinab në Damask shkaktuan vdekjen e 83 personave, ndërsa në Homs pas një sulmi të dyfishtë me autobomba, u vranë 83 persona, kryesisht civilë.