Muçollari: Tirana, kryeqyteti europian i protestave

0
311

Reagimi i Grigels Muçollarit:

Tirana-Kryeqyteti Europian i Protestave

Është detyrë morale që në shtetin më të vjedhur në Europë, ku shumica jeton nën minimumin jetik, ne shqiptarët t’i tregojmë kujtdo se jemi në papajtueshmëri të plotë me korrupsionin dhe mungesën e drejtësisë, se Tirana është nga sot Kryeqyteti Europian i Protestave për vitin 2023.

Është naivitet të mendosh se qyteti ku oborret dhe fushat e sportit u bënë pallate, është Qyteti Europian i Sportit.

Është hipokrizi të flasësh për Kryeqytetin Europian të Rinisë në vendin që braktiset çdo ditë nga të rinjtë.

Në një realitet të tillë, i vetmi lajm që pritet nga Shqipëria është protesta dhe reagimi i shqiptarëve.

 

1 / 12

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here