Parlamentin do ta kthejmë në tempullin e demokracisë/ Revolucioni nuk ndalet

0
133

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim në selinë blu me kryetarët e degëve të Tiranës dhe të deleguar ndër të tjerë, teksa ka folur  në prag të protestës së nesërme.

Sipas Berishës parlamenti do ketë përreth tij protestat më të fuqishme popullore, ndërsa shtoi se nga tempull i demokracisë ky institucion është kthyer në vegël të Edi Ramës.

Parlamenti që sot është totalisht vegël e një njeriu, e Edi Ramës. Nga tempull i demokracisë që duhet të jetë. Ne ashtu siç është aty do rrimë, por parlamenti do ketë protestat më të fuqishme popullore rreth tij.Zgjedhësit e Tiranës dhe Shqipërisë do protestojnë për një parlament që respekton votën e 620 mijë shqiptarëve që kanë votuar kundër Edi Ramës. Ndaj dhe demokratët e Tiranës janë të ftuar dhe kërkoj që të bëjnë çdo përpjekje për të qenë te parlamenti në çdo seancë.  Ai është institucioni i krimit monstruoz kushtetues, çdo seancë shkelmohet kushtetuta e vendit. Aty shkelmohen në çdo seancë të drejtat e atyre që kanë votuar kundër qeverisë. Atëherë duhet t’u dalim zot. Unë kam besim se revolucioni ynë nuk do ndalet, asnjë ndikim të mos keni. Kjo forcë politike nuk merr pushtet me dhunë, nuk jemi forcë ekstremiste e as leniniste”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here