Vasili: Rama nuk i përgjigjet më parlamentit, nuk është më kryeministër

0
149

Në një intervistë për Ora News, nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili u shpreh se Rama që ka ndërprerë marrëdhënie e parlamentin nuk është më kryeministër.

Ai tha se uzurpatorët përballohen me revolucion ashtu sikurse u pa dje që e filluan këtë revoltë të pandërprerë që nuk pajtohet me rrëmbimin e zyrës së kryeministrit nga një mafioz.

 

Vasili shtoi se dje u dekretuar nga qytetarët fillim i këtij revolucioni, i cili nuk do të ndalet deri në largimin e kryeministrit Rama.

Vasili: Rama që ka ndërprerë marrëdhënie e parlamentin nuk ehte më kryeministër, po dikush që ka uzurpuar zyrën e kryeministrit. Uzurpatorët përballohen me revolucion ashtu sikurse u pa dje që e filluan këtë revoltë të pandërprerë që nuk pajtohet me rrëmbimin e zyrës së kryeministrit nga një mafioz. Ai nuk komunikon me parlamentin që i çon në zyrë kryeministrat. Kushdo që e refuzon dhe  e mbyll këtë komunikim ehte një kryeministër i paligjshëm dhe përgjigja e vetme është revolucioni.

Dje u dekretuar nga qytetarët fillim i këtij revolucioni, i cili nuk do të ndalet deri në largimin e Ramës. Protesta e djeshme ishte madhështore dhe është dëgjuar në të gjithë mediet e mëdha botërore. Asgjë nuk merr një vëmendje të tillë botërore nëse nuk ka një përmbajtje të tillë politike. shqiptarët duan të bëjnë shtet pasi është uzurpuar zyra e kryeministrisë.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here