Presidenti Barack Obama paraqiti planin e tij për të mbyllur burgun e Guantanamos , të vendosur në ishullin e Kubës.
“Kur bëhet e qartë se diçka nuk është duke punuar, ajo nuk është e mirë për sigurinë tonë dhe duhet të ndryshohet “, ka thënë kreu i shtetit amerikan në një fjalim në Shtëpinë e Bardhë.
Ai kishte njoftuar për mbylljen e qendrës së paraburgimit, hapur në vitin 2002 nga presidenti George W. Bush në prag të sulmeve të 11 shtatorit 2001 dhe ndërhyrjes së kryesuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Afganistan, një nga premtimet e tij të fushatës.
Obama do të përballet në Kongres, i dominuar nga kundërshtarët republikanë, të cilat janë kundër mbylljes së kësaj qendre.