Si rezultat i një marrëveshjeje të nënshkruar nga DPSHTRR, DPT dhe shoqata e autoshkollave cmimi i patentave pritet të dyfishohet. Sipas njoftimit ky vendim pritet të hyjë në fuqi në muajin mars. Mirëpo qindra të rinj mësohet se po nxitojnë të kryejnë procedurat për regjistrimin në kursin e patentës përpara se rritja e çmimit të hyjë në fuqi. Kjo ka reflektuar dhe në rritjen e fluksit të poliklinikave në vend për kryerjen e procedurave. Sipas burimeve mediatike mësohet se në poliklinikën qendrore të Elbasanit që prej mëngjesit ka radhë të gjata qytetarësh. Sakaq bëhet e ditur se që prej orës 11.00 nuk pranohen me aplikantë, pasi radhët e krijuara e bëjnë të pamundur t’u shërbehet të gjithëve. Atyre u është kërkuar që të vazhdojnë procedurat ditën e nesërme.