Nga Ylli Manjani
Ku e lamë?
Te Mcgolja.
Te korrupsioni dhe konspiracioni që Edi Rama ka konsumuar kundër opozitës, demokracisë dhe Shqipërisë që sundon.
Ja, këtu e lamë!
Këtu na mbeti!
Nuk ecën asnjë mesele tjetër.
Se nuk ka mesele tjetër më të madhe se kjo.
As bashkia e Dimalit e as piramida virtuale e EriVelit nuk e mbulojnë dot marrëdhënien konspirative dhe demokracishkatërruese Rama-Mcgole.
FA+BI-ja të paktën po heton.
SPAK-BKH-ja rrinë… Merren me kallëzime popullore gjithfaresh. Me budallëqe nga më të trashat.
****
Edhe një gjë,
Askush të mos shpresojë që korrupsionin tonë do na e luftojë Amerika!
Amerika, drejtësia e saj, do merren me shtetasit e vet. As që i hyn në xhep fare se çfarë bëjnë shtetasit tanë në dhe me shtetin e vet!
Në këtë kuptim teza idiote “e kalon apo jo oqeanin Ed Rama” meriton koshin më të afërt të plehrave.
Punën që s’bëjmë dot ne, nuk ka shans të na e bëjë një popull apo një shtet tjetër.
Edi Rama duhet, me çdo kusht të gjykohet nga drejtësia jonë dhe paralelisht nga populli shqiptar.
Rrugë tjetër nuk ka.