Nxehet dosja Rama-McGonigal në SHBA/ Prokuroria amerikane kërkon urdhër mbrojtje! Shpjegimi

0
180

Merr të tjera përmasa dosja Rama-McGonigal në drejtësinë amerikane.

Mësohet se prokuroria amerikane ka kërkuar që të nxirret një urdhër mbrojtje për këtë çështje, e cila njihet edhe si çështja shqiptare.

Gazetari Klodian Tomorri shpjegon se kjo nënkupton që informacionet, dokumentet dhe çdo zbulim nga hetimet dhe seancat, do mbahet sekret.Kujtojmë se kjo padi po shqyrtohet në kryeqytetin amerikan, Uashington.

Pas çështjes ruse, një ditë më parë Prokuroria e Distriktit të Kolumbias i ka kërkuar gjykatës të nxjerrë urdhër mbrojtje edhe për çështjen shqiptare të gjyqit McGonigal.

Në këtë rast, urdhri i mbrojtjes nënkupton se shumë nga informacionet, dokumentet apo zbulimet që do ta dalin nga hetimet dhe nga seancat e gjyqit, do të mbahen sekret.

Prokurorja e çështjes thotë se urdhri i mbrojtjes është dakordësuar edhe me palën mbrojtëse, pra avokatët e McGonigal. Tani, këta ose po lëvizin për të bllokuar Kongresin ose aty ka me të vërtetë gjëra shumë të nxehta,” shkruan gazetari.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here