Një gjest shumë i bukur është regjistruar në kampionatin turk. Sfida mes Besiktas dhe Antalyaspor është ndërprerë përkohësisht në minutën e 5′ për shkak të hedhjes së mijëra lodrave prej pelushi nga tribuna. Të gjitha lodrat janë të destinuara për fëmijët që ishin viktima të tërmetit që goditi Turqinë dhe Sirinë.
Gjest i bukur solidariteti në Turqi, në ndeshjen mes Besiktas dhe Antalyaspor. Nuk ka patur ndonjëherë një ndërprerje më sinjifikative ndonjëherë në futboll. Në minutën e 5′ të lojës mori jetë një nismë e shkëlqyer e tifozëve për popullsinë e prekur nga tërmeti. Nga tribunat, nga të gjithë sektorët e stadiumit, mijëra lodra pelushi u hodhën në fushë. Të gjitha të destinuara për t’iu dhuruar të vëgjëlve që u prekën rëndë nga tërmeti i 6 shkurtit.
Pas duartrokitjeve të forta të lojtarëve në fushë në drejtim të tifozëve, futbollistët e Besiktas dhe Antalyaspor ndihmuan punonjësit të lironin fushën e lojës, për rinisjen e ndeshjes.