Grabitja e parave të OSHEE/Arkëtarja vodhi 6.7 mln lekë të reja, shpallet në kërkim nga Policia, akuza nis hetimet

0
220

 

 

Kallëzimi kundër një arkëtarje të OSHEE është regjistruar nga drejtuesit e këtij institucioni. Ajo dyshohet se ka vjedhur të gjitha paratë e grumbulluara nga faturat e qytetarëve dhe më pas është larguar jashtë vendit. Policia e ka shpallur në kërkim, pas nisjes së hetimit nga akuza

 

Alma Çuka

Arkëtarja e një njësia të OSHEE e cila merret me grumbullimin e  parave të energjisë elektrike nga qytetarët është shpallur në kërkim nga policia. Bëhet me dije se shtetasja Merlina Kuçuke, ka përvetësuar një sasi prej 6.7 milion lekë të reja dhe është larguar jashtë vendit. Këto para mësohet se kanë qenë mbledhur nga pagesat e qytetarëve për energjinë elektrike.  Kanë qenë vetë drejtuesit e filialit të cilët kanë vënë re mungesën e parave të depozituara në bankë nga ana e arkëtares së tij e cila e kishte për detyre. Ata menjëherë i janë drejtuar policisë dhe prokurorisë për kryerje të hetimeve. Ka rezultuar e provuar se arkëtarja në fjalë nuk ka derdhur në bankë shumën e parave duke i përvetësuar të gjitha ato.  Por si ka funksionuar skema e mashtrimit prej saj.

 

Mashtrimi

 

Sipas akuzës arkëtarja nuk është munduar shumë për të vjedhur paratë. Madje ajo nuk ka pasur nevojë as për bashkëpunimin e personave të tjerë.  Sy për sy ajo ka mashtruar edhe rojat e sigurisë të cilët e shoqëronin në bankë për të derdhur paratë. Drejtopria qëndrore kishte dijeni se paratë  e grumbulluara derdheshin çdo ditë në bankë. Por e vërteta ishte ndryshe. Arkëtarja Kuçuke nuk I derdhte ato çdo ditë, por I grumbullonte duke mashtruar kështu drejtorinë. Ajo merrte paratë e grumbulluara dhe shkonte deri tek banka përkatese në shoqërinë e rojave të sigurisë. Loja e saj ishte fare e thjeshtë. Ajo futej në bankë dhe dilte prej andej pa I dorëzuar paratë. Ato para shkonin në banesën e saj. Kështu bënte për ditë me radhë. Deri sa shuma arriti në 6.7 milion lekë.  Ajo punonte në filialin e grumbullimit të parave nga qytetarët në zonën e 21 dhjetorit.  Ky veprim mund të jetë bërë disa herë, derisa u konstatua, por ndërkohë arkëtarja Merlina Kuçuke, ishte larguar jashtë vendit së bashku me shumën prej 6.7 milionë lekë të reja. Përveç arkëtares e cila është denoncuar, drejtuesit e OSHEE, kanë shkarkuar nga detyra 2 specialistë të cilët duhej të mbikqyrnin çdo ditë veprimet e arkëtares dhe derdhjet fizike të parave në bankë, si dhe një drejtoreshë që kishte nën varësi të drejtëpërdrejtë arkëtaren tashmë të shpallur në kërkim. Ndërkohë nga ana e saj Prokuroria e Turanë ska nisur hetimet dhe ka kërkuar nga policia gjetjen e arkëtares. Rastet e  vjedhjeve dhe të mashtrimeve nga ana e arkëtarëve, punonjësve të bankave  janë të shumta. Burime nga organi I akuzës bëjnë me dije se një gjë e tillë bëhet për shkak të nivelit të ulët të sigurisë në punë dhe kontrollit që duhet ushtruar, por edhe të fatkeqësisë së personave që punojnë por që nuk mund të sigurojnë të ardhura të mjaftueshme për familjen e tyre. Ndërkohë ka edhe shumë raste, kur personat që vjedhin paratë e institucioneve ku punojnë e bëjnë një gjë të tilël sepse janë mësuar me këtë ves.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here